Politike

Pjerin Ndreu zëvendëson Voltana Ademin në krye të shoqatës që ka çuar në Kushtetuese zgjedhjet vendore të 2019-s

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë u zhvillua këtë të martë me dyer të mbyllura dhe në përfundim të saj kjo shoqatë u bë me kryetar të ri që kundërshtohet nga kryetarja e vjetër.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu u zgjodh në krye të shoqatës në procesin e kontestuar nga kryebashkiakja e Lezhës, Voltana Ademi, që ka drejtuar këtë shoqatë pas zgjedhjeve vendore të 2019-s.

LEXO EDHE:
- Voltana Ademi flet ende si kryetare e shoqatës: Presim vendimin e Kushtetueses për zgjedhjet e 2019-s
- Voltana Ademi zbulon 14 emrat që duan t’i marrin Shoqatën për të tërhequr padinë nga Kushtetuesja
- Zgjedhjet e 2019-s bëjnë lëmsh edhe shoqatën e Voltana Ademit

Ademi akuzon se pas nismës së socialistëve për ta shkarkuar nga posti i kryetares së shoqatës qëndron synimi për t’u tërhequr nga padia e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Padia është ngritur nga shoqata e drejtuar deri më tani nga Voltana Ademi në korrik të 2019-ës dhe Gjykata Kushtetuese do ta vlerësojë atë më 23 qershor. Një vendim i mundshëm i shoqatës për t’u tërhequr nga padia mund të mos ndikojë gjë në këtë proces, pasi nëse vetë Gjykata Kushtetuese vlerëson se çështja ka një interes publik mund të vazhdojë me vlerësimin e saj, pavarësisht kërkesës së shoqatës.

Voltana Ademi e ka cilësuar si antiligjor procesin e zëvendësimit të saj dhe përmes dy letrave të dërguara për partnerët ndërkombëtarë në Tiranë thotë se 14 bashkitë që deri para 30 qershorit 2019 kontrolloheshin nga PD dhe sot nga PS nuk janë anëtare të kësaj shoqate, por janë të Shoqatës për Autonomi Vendore, që drejtohet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë