Politike

Voltana Ademi zbulon 14 emrat që duan t’i marrin Shoqatën për të tërhequr padinë nga Kushtetuesja

Voltana Ademi u ka dërguar një letër të dytë përfaqësive diplomatike kryesore ndërkombëtare në Tiranë, ku pasi u rikujton përpjekjet për t’i marrë Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, që ka ngritur padinë në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 2019-ës bën publikë edhe emrat se kush janë ata.

Ademi ka bërë publik mesazhin që ka marrë nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu për mbledhjen e Asamblesë së jashtëzakonshme të kësaj shoqate për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, pasi sipas Ndreut, Voltana Ademit i ka përfunduar mandati në krye të kësaj shoqate.

Por, në mesazh Ademi thotë se kjo përpjekje është e paligjshme, pasi nismëtarët nuk janë pjesë e shoqatës që ajo drejton dhe akuzon se i gjithë qëllimi i lëvizjes është që shoqata të tërheqë padinë për zgjedhjet e 2019-ës nga Gjykata Kushtetuese.

“Në emailin e shpërndarë thuhet se: …me porosi të z. Pjerin Ndreu po ju dërgojmë këtë e mail në lidhje me mbledhjen e Komitetit Drejtues për të organizuar Asamblenë e jashtëzakonshme të Shoqatës së Bashkive. Qëllimi i kërkesës për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme është për mbrojtjen e interesave të Shoqatës gjatë përfaqësimit të saj në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019…..”, thotë Ademi.

14 emrat e kryebashkiakëve dhe përfaqësuesve që citohen si pjesë e kësaj nisme janë nga 14 bashkitë, që para 30 qershorit 2019 qeveriseshin nga Partia Demokratike, por që pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita u morën nga Partia Socialiste.

Në rend ditë të mbledhjes së Komitetit Drejtues është përfshirë edhe diskutimi i mandatit të përfaqësimit 4-vjeçar të Voltana Ademit si kryetare. Sipas nismëtarëve, asaj i ka përfunduar ky mandat dhe për rrjedhojë nuk mund të përfaqësojë më shoqatën në mbrojtjen e interesave të saj në Gjykatën Kushtetuese.

“Kërkojmë mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë se Përgjithshme, me rendin e ditës: c) Zgjedhja e Kryesisë së re të Shoqatës d) Zgjedhja e organeve të tjera drejtuese të Shoqatës e) Çështje të tjera për diskutim”, thuhet në mesazh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë