Politike

PD merr goditjen e parë nga Ilir Meta, sulmon Celibashin: Po mbron oligarkinë

Për zgjedhjet për kreun e bashkisë në Kukës, Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka pësuar goditjen e parë duke pasur vetëm një 1 anëtar të komisioneve zgjedhore, ndërsa parashikohet që të mos ketë as anëtar në grupet e numërimit të votave. Kjo për faktin se KQZ ka përcaktuar si partinë e dytë opozitare, Partinë e Lirisë së Ilir Metës.

Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina ka reaguar ndaj një vendimi të marrë një ditë më parë nga KQZ, duke sulmuar kryekomisionerin Ilirian Celibashin.

"Pikërisht në këto momente Komisioneri Shtetëror Celibashi bën shërbimin e radhës ndaj oligarkisē politike kundër Partisë Demokratike, emëron Partinë e Lirisë të Ilir Metës si partinë më të madhe opozitare në shkelje të Kodit Zgjedhor, duke e interpretuar ligjin dhe jo duke e zbatuar atë.As më shumë e as më pak, i njëjti veprim konfuz i qëllimshëm për demokratët dhe elektoratin opozitar si në zgjedhjet e 14 majit kur Komisioneri Celibashi, rast i paprecedentë, përcaktoi “emocionalisht” dhe jo institucionalisht se kush është shumicë në PD dhe pengoi regjistrimin në kohë të saj për zgjedhjet vendore', reagon Karabina.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë