Politike

E njëjta skemë si me lokalet/ Meta: Për kandidatin për Bashkinë e Kukësit vendos Berisha

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, la qartazi të kuptojë se Berisha dhe ai do të ndjekin të njëjtën skemë si në zgjedhjet e fundit lokale edhe në Kukës ku më 24 shtator do të votohet për kreun e ri të bashkisë.     

I pyetur nëse PL ka një kandidat për zgjedhjet e 24 Shtatorit, ai u përgjigj se do të respektojë çdo zgjedhje që do të bëjë Berisha.

“Nuk kemi pse të flasim për këtë çështje, qëndrimi është parimor. Nuk kemi një kandidat i cili dëshiron të marrë pjesë në një garë të tillë dhe të kërkojmë mbështetjen e PD apo faktorëve të tjerë. Dihet që fuqia e PD është shumë e madhe dhe ne do të respektojmë çdo zgjedhje që ata do të bëjnë”.

Si vijon të jetë marrëdhënia e tij me Berishën?

“Marrëdhënia jonë është shumë korrekte. Marrëdhëniet e mia me Berishën kanë qenë shumë të mira dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla, sepse janë raporte parimore që kanë në fokus interesin e vendit dhe të demokracisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë