Politike

Zgjedhjet në Kukës, Komisioni Rregullator miraton afatet për regjistrimin e partive dhe kandidatëve të pavarur

Komisioni Rregullator në KQZ është mbledhur ditën e sotme dhe ka përcaktuar disa afate që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 shtator.

Komisioni Rregullator vendosi që paritë politike duhet të regjistrohen në KQZ deri më 1 shtator, afati për koalicionet është data 6, dhe për kandidatët deri më 22 shtator.

Komisioni rregullator për aspektin procedural të zgjedhjeve në Kukës, vendosi afatet:

Kërkesa për regjistrimin e partive politike në KQZ jo më vonë se 1/9/2023;

Koalicionet të paraqesin në KQZ kërkesën si koalicion jo më vonë se 6/9/2023;

Afati për dokumentet e kandidimit 8/9/2023;

Përgatitja e listës së zgjedhësve, hartimi i listës nga drejtoria e gjendjes civile Kukës është kërkuar dje nga KQZ ende nuk ka mbërritur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë