Analize

Një mësim nga Turqia, si inflacioni i lartë varfëron qytetarët dhe bllokon investimet

Nga Gazeta "SI"- Kërkoi përjetësinë dhe më pas ndodhi në një natë. Kështu e përshkruante ekonomisti Rudiger Dornbusch, që vdiq në 2002-shin, zanafillën e një krize ekonomike. Sipas shpjegimit të tij, rimëkëmbja ekonomike merr kohë, shumë kohë dhe më pas përfundon aq shpejt dhe vjen si një surprizë. E paqëndrueshmja mund të qëndrojë më gjatë nga se mendohet.

Nëse Dornbusch do të ishte gjallë, do të vendoste gishtin në kokë për rastin e Turqisë.

Për vite me radhë atje është bërë një eksperiment i çuditshëm me politikat monetare aspak të zakonshme.

Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan, beson se normat e larta të interesit janë shkak i rritjes së çmimeve dhe jo kurë për to. Në fund të 2021-shit, kur shumica e vendeve ose po rrisnin normat e interesit ose po planifikonin atë, ai i tha Bankës së Turqisë që t'i ulë ato.

Rezultati mund të ishte parashikuar edhe pse jo nga Erdogan.

Inflacioni kapi 80% në pak muaj. Por ekonomia vazhdoi të rritej. PPB-ja u rrit me 11% vitin e shkuar dhe pritet të zgjasë.

Është joshëse të mendosh se eksperimenti i Turqisë tregon se inflacioni i lartë nuk është aq i papërballueshëm. Joshëse, por e gabuar.

Dëmet e shkaktuara nga inflacioni "në arratisje" janë të panumërta, por tre janë spikatur më së shumti në Turqi: shkurtimi i horizonteve; presionet në vendimmarrjen e përditshme; dhe një rishpërndarje arbitrare të pasurisë, e cila grumbullon barrën e inflacionit mbi ata që janë më pak në gjendje ta përballojnë atë.

Fillojmë me shkurtimin e horizontit. Me çmime të qëndrueshme, njerëzit nuk duhet t'i kushtojnë vëmendje ndryshimeve nga viti në vit të çmimeve. Stabiliteti lejon planifikimin për të ardhmen e largët. Në Turqi, megjithatë, periudha afatgjatë quhet muaji tjetër. Inflacioni i lartë është i paqëndrueshëm. Bizneset në tregun vendas nuk mund të parashikojnë kthimet e tyre të mundshme në terma realë, ndaj ngurrojnë të investojnë në kapacitete dhe mundësi të reja. Kjo dëmton prosperitetin afatgjatë. Ka edhe kosto të menjëhershme. Furnizuesit nuk mund të presin muaj për pagesë kur paratë po humbasin vlerën e tyre gjatë gjithë kohës. Si pasojë, kredia dhe besimi informal mbi të cilin ndërtohen marrëdhëniet e biznesit është zeruar.

Dëmi është bërë edhe në vendimmarrje. Çmimet sinjalizojnë se burimet më të rëndësishme janë ato që dëmtohen. Bizneset nuk dinë më të dallojnë rritjen e çmimeve që vjen nga problemi i kërkesës dhe furnizimeve apo thjesht zhvlerësimit të parasë. Po aq e keqe është edhe përpjekja e vazhdueshme për të vrapuar vetëm për të qëndruar në vend. Çmimet duhet të rinegociohen gjatë gjithë kohës për të qëndruar në krah të standardit monetar. Kjo është rraskapitëse. Dhe po gërryen shoqërinë. Pazaret e vazhdueshme krijojnë konflikte midis firmave dhe furnitorëve, bizneseve dhe klientëve, pronarëve dhe qiramarrësve.

Kjo lidhet me një problem të tretë të madh, ndikimin e inflacionit në shpërndarjen e pasurisë. Përpjekjet për t'i shpëtuar "taksave" të inflacionit zakonisht thjesht ja kalojnë dikujt tjetër. Bizneset në Turqi, me të drejtë, ankohen, sigurisht jo në publik, Por firmat më të mëdha atje kanë burimet dhe dinë se si të strehohen nga rritja e çmimeve. Të pasurit kanë prona dhe depozita në monedha të forta për të mbrojtur pasurinë e tyre. Të tjerët nuk janë me kaq fat.

Një survejim i fundit gjeti se 1/3 e turqve nuk kanë mundësi as të përmbushin nevojat parësore. Kjo sepse, të varfërit e vuajnë më së shumti inflacionin. Fuqia e tyre blerëse po tkurret dhe siguria në punë po ulet. Shumë po dalin nga klasa e mesme dhe ndihen të trishtuar e acaruar që po humbin statusin.

Politikat e inflacionit janë të këqija kudo, por sidomos në Turqi. Shumica e votuesëve fajësojnë Erdoganin për inflacionin.

Ai dhe partia e tij mbeten pas në sondazhet e opinionit për zgjedhjet e planifikuara për qershorin e ardhshëm. Frika e madhe është se Erdogan mund të përdorë mjete të ndyra për të kapur përsëri pushtetin: duke penguar kundërshtarët e tij, të themi, ose duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme. Vështrimi i Dornbusch për të paqëndrueshmen që disi të jetë e qëndrueshme ka një implikim të frikshëm në këtë drejtim. Asnjë situatë nuk është aq e keqe sa nuk mund të përkeqësohet./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë