Lajme

Nis prishja e banesave, banorët e ‘Astirit’ përplasen me policinë

Që në orët e para të mëngjesit, punonjësit e IKMT-së nisën me shembjen e banesave pa leje në zonën e Astirit.
Por shembja e banesave është shoqëruar me përplasje të forta mes banorëve dhe policisë, e cila është pozicionuar te sheshi “Shqiponja “ dhe në të gjithë zonën e Astirit që në orët e para të mëngjesit.
Banorët dhe protestuesit e Astirit, të cilët kishin paralajmëruar edhe më parë përplasje me forcat e rendit, kanë hedhur bomba molotov, ndërkohë për të shpërndarë protestuesit policia ka hedhur gaz lotsjellës.
Policia ka shoqëruar 10 protestues, mes tyre edhe aktivistin Ervin Goci. Nga tensionet e krijuara kanë mbetur të lënduar 4 punonjës policie dhe 6 banorë, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, përfaqësues të avokatit të popullit kanë shkuar pranë banorëve për të marrë dëshmitë e tyre.
Siç shihet në këtë video, banorja shprehet e revoltuar për situatën në të cilën ndodhen dhe kërkon që shteti të ketë vëmendje dhe për ta.

Aksioni i sotëm i IKMT-së po ashtu ka bllokuar qarkullimin në këtë zonë si për mjetet, por edhe për qytetarët që përdorin këtë rrugë për të kaluar.

Ndërkohë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me anë të një njoftomi bën me dije se janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.
IKMT thotë se objektet variojnë nga një deri në katër kate dhe se në këtë aksion mbështetet nga Policia e Shtetit.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2744777418877290&id=893685447319839&__xts__[0]=68.ARDl89RbJr5AfBSTbfrU06t6hehq98Ct5guNtJfduquD_KU2skV1ivapnC5LC3P5i_9_t_hZxH94zgZJw1kHm517_r3rsWoaTT-JMiJV5-IoUE7FDARpcujSYFnJmj-kE-2uP5sFr-uebP0Cgq1mXwxqfpv1EsHW7Dk5AW3LJv2xA9iCrjyPC6jLE_8OjSfV0UZcTR8btCtGzrWzqiMlHBZiM4-XGCkj8BYRDlzNQfuRGrzRFWwNwQC3ZS-8PyrwQbIG0zB51WXL8KqlWrT9BStkD9ZUwQ7eSRyjXx5u2IHYbeNy8988PYdNivk0JtkbpooohRYeh5Uq5qJGDbfV6g&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë