Lajme

“Unaza e Re”, Policia: 5 policë të plagosur, banorët të distancohen nga dhuna

Policia e Shtetit ka reaguar për aksionin e nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”.
Policia thotë se banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba molotov punonjësit e Policisë, të cilët ishin me shërbim.
Siç njofton policia, janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.
Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore.
Po ashtu, Policia u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek “Unaza e Re”, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese.
Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë