Lajme

Meta: E papranueshme dhuna e përsëritur ndaj banorëve të Astirit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas aksionit të IKMT-së dhe policisë në zonën e Astirit, ku nga përplasjet janë plagosur 7 banorë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta e cilëson të papranueshme dhunën ndaj banorëve që protestojnë për mbrojtjen e shtëpive dhe pronave të tyre dhe të patolerueshme arrogancën.
Meta u bën apel banorëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.
“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.
Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.
Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.
U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkruan Ilir Meta në rrjetin social “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2604262256286698?__xts__[0]=68.ARBZUnAH0FeiC2y4LGY4hFaamF298vUb9-U5-Smv5_4aaPRprOipCiJ44TwEu_GMR5rLivBVN9D3QezydPM1j9Y0tles4-FwftchZCPRpZnkDvNwaNN0mJXk1wNflt1llTkmly-jOeHLflE-dJ4VFLiw_YdfT7JJzR1EB0wiEn1-aovZTbpX7SC9ahCZfvdugVm_xPdvI8BP8Aft1DqugH6o_AYR_Zs53f0ho9HvaHwgtslM2qw_-Pgi4P89kIGd-fCklv0ZrKu195rlKmbcmJcDSmmP-VY7iYEAbbRtw5HymZ1diTEKMbJG9AL017TLaxmZpoJOHxy-6fMmUZMs8RtB&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë