Lajme

Paloka: Rama si Millosheviçi, do kompensojmë banorët me vlerën e tregut

Ish-deputetët e Partisë Demokratike kanë shkuar në zonën e Astirit ku është paralajmëruar prishja e 33 objekteve si pjesë e zbatimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe. Policë të shumtë bllokuan pjesën e zonës së të rrotullimit te “Shqiponja”, duke bllokuar qarkullimin e mos lejuar hyrjen e banorëve të zonës. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një prononcim për mediat në vendin e ngjarjes u shpreh se opozita ka një marrëveshje me banorët e Unazës së Re dhe në momentin kur të vijë në pushtet dhe të drejtojë vendin, banorët do të kompensohen me vlerën e tregur për çdo dëm të bërë nga qeveria “Rama”.

Video e postuar nga Paloka në faqen zyrtare, ku policia nuk lejon gazetarët të kalojnë rrethin e sigurisë


“Dhunën dhe terrorin e ushtruar ndaj tyre nuk ka kompensim që mund ta dëmshpërblejë, veçse dita kur prangat të vihen në duart e Ramës dhe Veliajt. Ata po e bëjnë këtë shkatërrim, këtë dhunë dhe terror vetëm për të futur disa miliona euro më shumë në xhepat e tyre të qelbur. Projekti i Unazës është kapur në dhjetëra shkelje, falsifikime dhe akte korruptive. Ata që i kanë kryer këto akte janë në krye të shtetit, kurse banorët e shkretë dhunohen, burgosen, helmohen me gaz, bashkë me fëmijët. Gjysma e tyre, ose janë në spital, ose janë në burg”, theksoi Paloka.
Numri dy i PD-së, deklaroi se gazetarët nuk janë lejuar në në momente qetësi dhe jo kur janë hedhur gaz mbi banorët.

Banorë që pengohen të shkojnë banesat e tyre. Video e postuar nga ish-deputeti Paloka


“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë, por këtu nuk jemi më në Shqipërinë e vitit 2019-të, jemi në Kosovën e pushtuar nga serbët. Ne jemi me duar, këta me të gjitha mjetet e represionit. Çfarë ndodhi në Kosovën e sulmuar nga Millosheviçi, që shqiptarët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, ajo po ndodh këtu. Këtu jemi ne dhe përballë kemi serbë. Kemi dashnorin e Vuçiçit që e patë që u puth me të, ju thashë erdhi këtu të sulmojë shqiptarët dhe serbët që janë në shërbim të tij. Kjo është situata”, deklaroi Paloka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë