Lajme

Veliaj thirrje banorëve: Nëse ke marrë paratë, ndalo sabotimin e Tiranës

Pas aksionit të IKMT-së në zonën e Astirit, duke shembur banesat që preken nga ndërtimi i rrugës, ka reaguar edhe kryebashkiaku Veliaj.
Kreu i Bashkisë nëpërmjet një postimi në “Twitter”, u bën thirrje banorëve që kanë marrë kompensimin financiar apo atë në përqindje në pallate që të mos bllokojnë më zhvillimin e këtij projekti për kryeqytetin.
Veliaj shprehet se nuk do të tolerohet askush që ka ngritur banesat mbi kulturën e zaptimit të pronës.
“Nëse ke marrë paratë apo përqindje në pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës.
Partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit në pikiatë!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter.

https://twitter.com/erionveliaj/status/1194154157520896000

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë