Gazeta Si - Në hetimet e Policisë së Tiranës, zjarri në pallarin 10-katësh në Tiranë në zonën e ish-Parkut të Autobuëve është referuar si aksidental.
Grupi hetimor është në pritje të autorizimeve nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu pronarin e pallatit, Tanush Mëhillaj.
Policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit.
LEXO EDHE:
- Djegia e pallatit tek ish-Parku, inxhinieri: Ndërtimi, pa normë. Të ngrihet Urdhri i Inxhinierëve
- E gdhinë para pallatit të djegur, rrëfimet e banorëve: Humbëm gjithçka, përhapja e zjarrit nga materiali i fasadës (si shpëtuan 2 të moshuarit)
- Hetimet për zjarrin te ish-Parku, disa banesa të shkrumbuara. Vocaj: Vështirë të ketë prova (foto-video)
Ndërkohë, ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit, deri në daljen përfundimtare të ekspertizës për të cilën duhen edhe disa ditë.
Megjithatë, burime paraprake bëjnë me dije shkak për zjarrin, dyshohet të jetë bërë mbinxehja e një kondicioneri në katin e nëntë të pallatit.
Ndërkohë, zjarri në pallatin shumëkatësh zgjati për më shumë se 3 orë deri në fikjen e plotë të flakëve. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Fikja e flakëve nga zjarrfikësit u vështirësua për shkak të materialit të polisterolit në fasadën e godinës.
Katër apartamente u shkrumbuan krejtësisht në pallatin që u përfshi nga flakët mesditën e 14 shtatorit, ndërsa 12 të tjera pësuan dëmtime të pjesshme.
Pallati 10-katësh i përfunduar në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mhillaj, kishte një sistem jo funksional për mbrojtjen ndaj zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.