Politike

Në mesditë komisioni për reformën zgjedhore, grupi Bardhi-Berisha mblidhen për herë të parë në seli

Të martën në Kuvend është njoftuar seancë dëgjimore në komisionin për reformën me disa nga Organizatat e Shoqërisë Civile që kanë përgjegjësi  çështjet zgjedhore.

Komisioni do të mblidhet fizikisht ndërsa grupi Bardhi ka njoftuar se nuk do të ketë punime normale deri sa kryetarja e Kuvendit të shqyrtoje kërkesën e 47 deputetëve të opozitës që në thelb lidhet me kërkesën për bashkëdrejtimin e komisionit.

Për këtë arsye, grupi Bardhi-Berisha kanë njoftuar një mbledhje më herët kësaj here jo tek kryesia por tek selia e PD-së.

Një ditë më parë grupi Bardhi iu bashkua protestës së organizuar nga PD-ja e Rithemelimit ndërsa vetë Gazment Bardhi iu bashkua njerëzve të mbledhur poshtë ballkonit ku Sali Berisha në arrest shtëpie mban fjalimin e përnatshëm.

Kjo ishte lëvizja e parë e Bardhit drejt konfirmimit se dy grupimet janë bërë bashkë, teksa po diskutohet edhe hartimi i një platforme të përbashkët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë