Politike

Për herë të parë, grupi ‘Bardhi’ i bashkohet protestës

Nga Gazeta Si- Ndërkohë që seanca parlamentare ka përfunduar, jashtë Parlamentit vazhdon protesta e qytetarëve ndërkohë që tashmë iu janë bashkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike. Për herë të parë, protestës i është bashkuar edhe grupi 'Bardhi'.

Mbështetësit e opozitës janë përplasur me forcat e rendit pak momente më parë, ndërsa synojnë t’i afrohen ndërtesës së Parlamentit.

Në protestë janë hedhur edhe fishekzjarrë. Opozita organizoi një protestë gjatë ditës së sotme, krahas aksionit në Parlament.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë