Politike

Seanca zgjat vetëm 20 minuta, protesta bashkon për herë të parë ‘Rithemelimin’ dhe grupin ‘Bardhi’

Nga Gazeta Si- Ka zgjatur vetëm 20-minuta seanca plenare, pasi deputetët e Opozitës u futën në Parlament me vonesë. Kjo pasi nuk i lejoi Garda si ata që ishin të përjashtuar dhe ata që nuk ishin. Me tu futur në seancë e cila kishte nisur vetëm me deputetët e PS, opozitarët nisën me skenarin e bllokimit.

Deputetët e opozitës ndezën zhurmuesit dhe u konfrontuan me Gardën e Republikës, ndërkohë që  kyeparlamentarja Lindita Nikolla tha se ishte e pamundur që kjo seancë të vijonte.

Nikolla u është drejtuar atyre se duhet “t’u vijë turp” pasi e dinë që janë të përjashtuar dhe po ndalojnë seancën.

Duke replikuar me deputetin Flamur Noka, ajo tha se nuk po provokon opozitarët, por janë këta të fundit që po provokojnë.

 “Turp t’iu vijë juve që e dini që jeni të përjashtuar dhe ndaloni seancën. Juve t’iu vijë turp! Ju lutem jemi në seancë për të diskutuar problemet. Nuk po provokoj, po vazhdoj me seancën, Juve po provokoni”, u shpreh Nikolla.

Ndërkohë protestuesit e opozitës që u mblodhën jashtë sallës së Kuvendit, u përplasen me forcat e rendit. Protestuesit jashtë sallës kanë hedhur kapsolle dhe tymuese ndaj forcave të policisë, ndërkohë që efektivët e FNSH kanë qëndruar në gatishmëri.

Pas përfundimit të seancën parlamentare, deputetët e grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës iu bashkuan protestuesve që u mblodhën jashtë sallës së Kuvendit. Kujtojmë që ky është ndër tubimet e para ku të dy grupimet bëhën bashkë në një protestë opozitare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë