Njerez

Në kufi të Shqipërisë, ku njerëzit arratisen për të hyrë në BE

Nga Adam Parsons* - Forcat speciale të kufirit të Europës patrullojnë jugun e Shqipërisë, si vendi që kërkon dëshpërimisht t’i largohet reputacionit të vet në lidhje me krimin.

Ka vende mbresëlënëse në Shqipëri, maja të larta, ujëra si në Karaibe dhe pyje të harlisur. Dhe ndonjëherë të gjitha së bashku.

Në këtë ditë ne po ecim në një shtrat lumi tashmë të tharë, me diellin mbi kokë dhe malet përballë.

Në anën tjetër është kufiri ku mbaron Shqipëria dhe nis Greqia. Sigurisht, kur hy në Greqi, ke hyrë në Bashkimin Europian, ku lëviz dhe komunikon lirisht. Prandaj pikërisht ky kufi, me rrugë të deformuara dhe pyje të dendur, është shoqëruar gjithmonë me vjedhje, kontrabandim, trafikim njerëzish dhe lloje tjera krimesh.

Duke u afruar shikon një grup tendash të shkatërruara. Sepse ky nuk është një shkrim për turizmin  por për kufijtë, krimin dhe tentativën e dëshpëruar të vendit për t’ju larguar krimit.

Bashkë me mua është  Christian Winkler, një oficer gjerman që e gjen veten duke kaluar në një det me guralecë. Winkler është këtu në detyrë me Frontex, agjencia e specializuar e forcave kufitare europiane.

"Sot në mëngjes, ne pamë këto tenda nga larg," - thotë ai, duke treguar disa ndërtesa të vendosura mes pyjeve anash maleve. "Një tendë nuk është e dyshimtë, por pesë ose gjashtë ia vlen të shikohen."

Ndërsa afrohemi, Winkler, një burrë me përvojë dhe i zhytur në mendime, heq armën në brez, por lejon oficerët shqiptarë të udhëheqin rrugën. Nëse ndodh ndonjë arrestim, e bëjnë ata. Por nuk ndodh. Njerëzit kanë qenë më herët këtu, por tani çadrat janë bosh. Minjtë kanë pushtuar macet.

Ekipi i Frontex në Shqipëri, përfshin oficerë nga Gjermania, Rumania, Kroacia, Hungaria dhe përtej. Ata janë atje për të ofruar eksperiencë dhe mbështetje, por edhe për të treguar se BE-ja i vlerëson kufijtë e vet.

“Ne punojmë shumë mirë me kolegët shqiptarë”,- thotë Cristian Crainic nga Rumania. "Çdo kufi është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Europian. Ne duhet të kemi kufij të sigurt."

Dhe kështu ne shikojmë sesi autobusët zbrazen nga pasagjerët e tyre, skanohen dhe më pas inspektohen me pajisje të specializuara, ndërsa valixhet dhe çantat e shpinës pastrohen në mënyrë të ngjashme. Ka qenë një kohë, kështu na thonë, kur ky kufi pikonte, por jo tani. Pyetja, megjithatë, është nëse problemet janë zgjidhur apo thjesht janë zhvendosur.

Mësimet nga Britania mund të tregojnë këtë të fundit. Si fillim, reputacioni i keq i Shqipërisë mbi krimin demonstrohet nga tregtia e drogës në Londër, e cila drejtohet nga bandat shqiptare.

Dhe ka njerëz që bëjnë kontrabandë e vjedhje. Disa vite më parë, numri i shqiptarëve që kalonin Kanalin me varka të vogla ishte disa dhjetëra. U ngrit, u ngrit dhe tani ka shpërthyer.

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, 1 nga 6 persona që arrinin në Britani me varkë të vogël ishte nga Shqipëria. Rreth 60% e emigrantëve gjatë këtij viti janë nga Shqipëria. Disa nga këta sigurisht janë azilkërkues, por Shqipëria nuk është në luftë, ata janë emigrantë ekonomikë, jo refugjatë.

Çfarë po e shkakton këtë lëvizje?

“Ka faktorë të ndryshëm”, -tha Saimir Boshnjaku, drejtor i zyrës së emigrimit në Shqipëri.

“Britania është një vend tërheqës për shumë arsye. Kontrabandistët po përpiqen të gjejnë pikën më të dobët në sistem kështu që ne duhet të gjejmë mënyrën tjetër për t'i parandaluar dhe për t'i vënë para drejtësisë njerëzit që merren me trafikimin apo kontrabandën e njerëzve dhe t'i dërgojmë para gjykata. Disa njerëz po abuzojnë me sistemin kur kërkojnë azil. Ata po shkojnë atje për një jetë më të mirë. Ndoshta kanë miq ose të afërm, por ata po shkojnë për arsye ekonomike - për të pasur më shumë para në xhep."

Po bandat kriminale që organizojnë kontrabandimin, që postojnë në rrjetet sociale?

"Videot e TikTok janë marketing," - më thotë ai me një ngritje të lehtë supet. “Ata duhet të gjejnë sa më shumë njerëz për të fituar para”. Beteja me bandat kriminale, thotë ai, është e zakonshme në mbarë botën "Ata po përpiqen të zgjerojnë lidhjet e tyre dhe ne po përpiqemi t'i dërgojmë para drejtësisë... është një lojë."

E megjithatë i bën dëm të madh reputacionit të Shqipërisë. Njerëzit që takova këtu nuk mund të kishin qenë më mikpritës apo më të ngrohtë, por opinioni botëror për këtë komb është i lidhur me një mosbesim kronik të ndërtuar nga veprimet e kriminelëve shqiptarë.

Shqipëria është një telash. Një vend që ndodhet në Europë, por që njihet pak; një komb që dëshiron të punojë me fqinjët e tij dhe të zgjerojë horizontet e tij, por ende mbahet mbrapa si nga reputacioni ashtu edhe nga varfëria e tij (britaniku mesatar fiton gjashtë herë më shumë se shqiptari mesatar).

Nga 10 milionë shqiptarët në botë, 2/3 jetojnë jashtë vendit. Është një komb që di për migrimin dhe dëshirën për një jetë më të mirë. Ndoshta nuk është çudi që njerëzit largohen nga ky vend dhe shkojnë drejt plazheve të Francës veriore, në kërkim të një kalimi nëpër Kanal./SkyNEWS

*Adam Parsons është korrespondent i Europës për SkyNews.*


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë