Shkenca ka arritur të krijojë robotë të vegjël të quajtur Kseno-bots nga embrione të bretkosave dhe ato mund të përdoren për të shkatërruar qelizat kancerogjene ose për të hequr mikroplastikën nga oqeanet.
Ato u zhvilluan nga studiues të Universiteteve Vermont dhe Tufts të cilët adaptuan qelizat burimore të marra nga embrioni i bretkosës afrikane “Ksenopus Laevis”. Nano-robotët janë vetëm 1 milimetër dhe mund të programohen për të kryer një sërë detyrash, përfshi dërgimin e ilaçeve direkt në një pikë specifike të trupit. Studiuesit thonë se këto “qeliza të reja artificiale” mund të formësohen për çfarëdolloj detyre që mund t’u ngarkohet, ndërsa janë praktikisht të pashkatërrueshëm dhe të vetë-riparueshëm.
“Ata nuk mund të konsiderohen as robotë tradicionalë dhe as një specie e njohur kafshe. Ashtë një klasë e re e objekteve – një organizëm i gjallë, i programueshëm”, shprehet autori kryesor i studimit Joshua Bongard.

Testet treguan se grupet e këtyre robotëve mund të lëviznin në formë rrethore, duke i shtyrë masat e huaja në një vend qendror – në mënyrë spontane dhe kolektive.
“Ky është një hap drejt përdorimit të organizmave të krijuar nga kompjuteri për shpërndarjen inteligjente të medikamenteve”, thotë profesor Bongard.
Sipas tij, këta kseno-robotë janë plotësisht të biodegradueshme – kur e përfundojnë punën e tyre pas shtatë ditësh; ato shndërrohen thjesht në qeliza të vdekura të lëkurës.

“Ne e ndamë robotin pothuajse përgjysmë dhe ai u vetë-ngjit duke vazhduar më pas të funksionojë. Kjo është diçka që nuk mund ta bësh me makineritë tradicionale”, thotë profesor Bongard.
Kjo arritje e rëndësishme mund të përdoret gjerësisht në mjekësi, pasi këto mikro-makineri mund të udhëtojnë nëpër rrjedhën e gjakut – duke shkatërruar trupat e dëmshëm, siç janë qelizat kancerogjene. Edhe profesor Michael Levin, biolog në Universitetin Tufts, thotë se “aplikimet e dobishme të këtyre robotëve janë të pafundme, pasi ato bëjnë punë që pajisje të tjerë nuk mund t’i bëjnë”.
“Përveç mjekësisë ku mund të përdoren rëndom si udhëtare në arterie për të pastruar pllakat e kolesterolit, këto aplikime përfshijnë që nga kërkimi në mjedise tepër të ndotura, mjedise të ndotura radioaktive, apo edhe në mbledhjen e mikroplastikës në oqeanet”, thotë Levin.
Një pjesëtar tjetër i këtij studimi, Sam Kriegman, përdori një algoritëm evolucionar për të krijuar mijëra dizajne për nano-robotin që rezultoi fitues. Pas qindra provash shkencore, robotët më premtues u zgjodhën ata që imitojnë funksionimin e qelizave të lëkurës dhe atyre kardiake. Qelizat burimore – që mund të shndërrohen më pas në ind ose organ – u morën më pas nga embrionet e bretkosave dhe u lanë në inkubator. Më pas – me pinceta dhe elektroda mikroskopike – mikrokirurgu Dr Douglas Blackiston, i preu dhe i bashkoi qelizat e veçanta nëpërmjet mikroskopit në format e specifikuara nga kompjuteri. Të bashkuara në forma që nuk janë parë ndonjëherë në natyrë, qelizat filluan të funksionojnë së bashku.

“Është 100 përqind ADN bretkose – por në fakt nuk janë bretkosa”, thotë profesor Bongard.
Qelizat e lëkurës formuan një arkitekturë më pasive, ndërsa kontraktimet dikur të rastësishme të qelizave të muskujve të zemrës u shndërruan tashmë në një lëvizje të programuar nga kompjuteri, duke bërë të mundur që robotët të lëvizin vetë. Këta organizma të rikonfigurueshëm u tregua se ishin në gjendje të lëvizin në një mënyrë koherente – dhe të eksplorojnë mjedisin ku injektoheshin për ditë ose javë me radhë. Ata u mundësuan nga dyqanet e energjisë embrionale, thanë studiuesit.
“Ne treguam se këto qeliza bretkosash mund të barten për të krijuar forma interesante të jetesës që janë krejtësisht të ndryshme nga ajo që do të ishte anatomia e tyre e zakonshme”, tha Bongard./Daily Mail/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.