Mode

Muza në kohët e modës dhe të dashurisë

Carola Long / FT Weekend - Muza mund të jetë fjalë e vështirë për lexuesit modernë. Tingëllon shumë pasive për disa. Tejet neutrale. Disa e shohin si seksiste. E megjithatë, disa partneritete arrijnë të krijojnë alkimi artistike. Ka një lloj të veçantë magjie në veprën që mbërthen marrëdhëniet e “jetës së vërtetë”, ato intimitete,  për të cilat ftohemi t’i ndajmë. Moda veçanërisht e pajis muzën me fuqi të pazakontë: fotografët mund të harrohen dhe, sot, është shpesh emri i modeles ai që jeton gjatë.

Kate Moss nga Mario Sorrenti , botuar nga Phaidon ©Mario Sorrenti

Kate Moss ishte shtatëmbëdhjetë vjeç kur u nis në pushime me fotografin Mario Sorrenti. Adoleshentja Moss, ende nuk e kishte bërë vendin si fytyra më e famshme e botës, ishte në fëmijërinë e karrierës së saj. E megjithatë imazhet, që dolën, u bënë një nga më të njohurat e saj – një grua në prag të famës globale, por ende e pavëmendshme për forcën që kishte. Fotografitë, disa prej të cilave shihen këtu, e shohin duke notuar, ngrënë, fjetur dhe në pjesën më të madhe e zhveshur. Të gjitha të paraqitura si dëshmi e “obsesionit” të atëhershëm të Sorrentit – ata më vonë u ndanë. Dhe të gjithë ramë në dashuri me modelen, pas kësaj.

 “Mbaj mend se isha ulur pranë saj dhe zemra sa s’po më pushonte. Isha krejt i tronditur nga sharmi dhe bukuria e saj.: Kështu e përshkruan fotografi italian Mario Sorrenti takimin e parë më Kate Moss,  në librin e ri me imazhe të papublikuara të modeles. Takim i tyre ndodhi në verën e vitit 1991, fillimisht në një shërbim fotografik mode, pastaj në një festë në Kensingtonin e Jugut, ku nisi edhe  lidhja dyvjeçare dhe ajo u bë e dashura dhe muza, për disa nga imazhet më të paharrueshme të modës.

“Kate dhe unë shoqëroheshim dhe bënim foto gjatë gjithë kohës”, shkruan Sorrenti. “Duke qenë trokë printimi i fotografive ishte një luks që rrallë ma mbante xhepi, kështu që bëja fletë fotografike, prisja imazhet që më pëlqenin dhe i ngjisja në një ditar për të mbajtur mend se çfarë po shkrepja. Ajo ishte pjesë e madhe e jetës sime.”

Më 1993-shin, Calvin Kleinn ishte aq i dhënë pas ditarëve të Sorrentit sa fotot u bënë baza e fushatës së parfumit  “Obsesion” , që i dha nisje edhe karrierës së Moss. Fotot shfaqin shumë të zhveshurën 17-vjeçare, përpara se fytyra e saj e patëmetë të bëhej aq e famshme,  sa ajo e Mona Lizës.

Ka një intimitet dhe origjinalitet, që i vendos këto imazhe veçmas joshjes së zakonshme komerciale mes modeles dhe konsumatorit. Prej asaj kohe, Moss është përshkruar si muzë për fotografë dhe stilistë,  nga Corinne Day tek Alexander McQueen dhe, parfumin që prezantoi më 2010-ën e  quajti “Vintage Muse”. Ajo bën pjesë tek ai  grusht modelesh që janë ngritur në statusin e muzës, duke i dhënë formë  e tendencës dhe duke i sjellë fotot të gjalla.

Të tjerë emra në këtë grup ekskluziv përfshijnë Jean Shrimpton-in, që pozon për David Bailey në vitet 1960, Nicolle Meyer, në fotot e Guy Bourdin-it,  në vitet 1970 dhe marrëdhënia e tyre celuloide me Peter Lindbergh në vitet 1990, pastaj është Daria Werbowy që duket e padepërtueshme për stilisten e ngjashme Phoebe Philo, në Céline.

Muza e Guy Bourdin, Nicolle Meyer, foto për Charles Jourdan, pranverë 1978 © The Guy Bourdin Estate, 2018

Të qenit muzë sugjeron një magji të veçantë, një aftësi për të trazuar pushtetet krijuese dhe për të ndihmuar artistin të endin magjinë e tyre. Si në art, ashtu edhe në modë, është një marrëdhënie intriguese dhe komplekse, megjithëse jo gjithnjë e baraspeshuar.

Koncepti i muzës lindi në mitologjinë greko-romake, nga të bijat perëndesha të Zeusit, të cilat frymëzonin krijimtarinë në shkencat e lira dhe artet. Ato shpesh janë portretizuar si objekte pasive të bukurisë, duke e ftuar kundruesin të gjykojë dhe t’i vlerësojë. Kjo është një sjellje që kritiku i artit John Berger e rimori në serialin televiziv të 1972-shit, “Mënyrat e të vështruarit”, në të cilën thotë se  “një grua në kulturën e evropianëve të privilegjuar është së pari dhe së shumti një peizazh për t’u kundruar.” Ai besonte se gratë e përthithin normën patriarkale dhe se “burrat shohin gratë, gratë shohin veten, ndërsa po shihen nga burrat.”

Kate Moss nga Mario Sorrenti

E ndërsa sot ka shumë artiste, nga Cindy Sherman, Nan Goldin deri te Marina Abramovic, me muzat e tyre, qofshin ata personazhe abstraktë apo njerëz të vërtetë, në kanunet e artit Perëndimor kanë qenë gratë që shpesh kanë luajtur muzën për burrat e famshëm artistë. Pablo Picasso pati të paktën gjashtë marrëdhënie të tilla, përfshi fotografen surrealiste Dora Maar, e cila ishte baza për “Gruaja lotuese” dhe Fernande Olivier, e cila ishte modele për “Vashëzat e Avinjonit.” Kur ndarja e tyre e la pranë varfërisë,  ajo shkroi një memoar sensacional rreth kohës,  kur qenë bashkë.

Kate Moss fotogrfuar nga Mario Sorrenti per "Obsession" e Calvin Klein. 

Në tetor, Galeria e Artit “Barbican” , në Londër do të mirëpresë ekspozitën “Çiftet Modernë: Arti, intimiteti dhe Avangarda”, për të cilën kuratorja Jane Alison thotë se “është e mbushur plot muza”. Një nga synimet është theksimi i rolit të muzës në shumë bashkëpunime artistike. “Është e rëndësishme të rishihet vendin e tyre”,  thotë Alison. “Zakonisht një grua, muza duhet të përshkruhet vazhdimisht si thjesht ornament, diçka vetëm për t’u kundruar. Kjo  do të thotë se të ashtuquajturat muza,që ishin gjithashtu artiste, u margjinalizuan atëherë.”

Camille Claudel, për shembull, kishte një marrëdhënie të stuhishme me Rodin-in dhe vepra e saj si skulptore u la në hije prej punës së tij. Alison gjithashtu vëren se “muza ka qenë vazhdimisht e angazhuar në formësimin e identitetit të tyre” – në fakt, një pjesëmarrëse aktive në një vepër arti,  në të cilin ai apo ajo është gjithashtu edhe subjekt.”

Lucia Moholy

Nga  partneriteti si ai mes artistes, së shkollës “Bauhaus”,  Lucia Moholy dhe bashkëshortit të saj Laszlo Moholy-Nagy, në të cilin ai mori kreditet për fotot e tyre pioniere, ka shumë shembuj të marrëdhënieve reciproke në ekspozitën “Barbican”, si ajo mes fotografit Alfred Stieglitz dhe së shoqes Georgia O’Keeffe, piktorit dhe fotografit Man Ray dhe Lee Miller-it. Alison thotë “Nuk ishte shumë e qartë që O’Keeffe të ishte shumë e përfshirë në dhënien formë të opusit të gjerë që e lejonte të performonte aspekte të ndryshme të identitetit të saj – perëndeshë e tokës, ikonë fetare, grua me pushtet. Kishte edhe bashkë frymëzues në këtë proces.”

Man Ray dhe Lee Miller, 1930 ©Man Ray Trust/ADAGP, Paris dhe DACS, Londër 2018

Lee Miller ishte aktive në dhënien formë të mënyrës,  përmes së cilës ajo paraqitej në foto dhe, ashtu si O’Keeffe, ishte artiste me të drejta të plota. Ka gjithashtu shembuj të grave artiste frymëzuar nga burrat. “Diego Rivera ishte një lloj muze për Frida Kahlo-n dhe Max Ernst për Dorothea Carrington-in,” thotë Alison. Shfaqja gjithashtu eksploron “marrëdhënie të së njëjtës gjini,  ku ideja e muzës është shumë e dukshme – për shembull portreti magjepsës i Luisa Casati-it nga Romaine Brooks, me të cilën pati një lidhje.” Megjithëse rrënjësisht të ndryshme në estetikë dhe kohë, portretet e Robert Mapplethorpe-it për dashnoren e tij, bashkëpunëtoren dhe muzën Patti Smith kanë një fuqi të ngjashme. Askush përveç Mapplethorpe nuk mund të realizonte një portret si ai në ballinën e albumit të saj, në vitin 1975 “Horses”.

Portret i së dashurës dhe muzës së Robert Mapplethorpe, Patti Smith,  1979 ©Robert Mapplethorpe Foundation.

Asnjë shërbim fotografik mode nuk e ka përmirësuar vizionin e androgjinisë moskokëçarëse,  e përçuar nga këmisha e bardhë dhe kravata  e hollë e zhbërë dhe,  Mapplethorpe mbërthen origjinalitetin e gjallë të personalitetit të saj. Një tjetër partneritet i fuqishëm mes një fotografi dhe modeles muzë është ai i Irving Penn dhe Lisa Fonssagrives. Më 1950 –ën Penn u dërgua në Paris nga “Vogue” i  Amerikës  për të fotografuar koleksionet e modës së lartë. Kur Fonssagrives mbërriti në studion e tij, Penn-it iu dridhen gjunjët, ashtu si Sorrenti-t nga Kate Moss. Ai më vonë, do të kujtonte. “Kur Lisa erdhi, e pashë dhe zemra më rrahu aq fort sa  nuk pata  asnjë dyshim se ishte e duhura.” U martuan një vit më vonë. Modelja, e cila ishte ushtruar edhe si balerinë, kishte njohuri të thella të pozimit dhe qëndrimit, si edhe një interes në teknikat e fotografisë, gjë që e ndihmuan Penn-in të bënte disa nga fotografitë më mbresëlënëse dhe elegante të modës së viteve ’50.

Audrey Hepburn me Givenchy ©Norman Parkinson Archive/Iconic Images/Getty Images

Në të njëjtën dekadë, stilisti Hubert de Givenchy u njoh me Audrey Hepburn, e cila u bë më vonë shoqja e një jete dhe muza e tij. Miqësia e tyre nisi më 1953-shin, kur Givenchy krijoi veshjet për filmin “Sabrina” dhe arrita majat kulturore kur krijoi fustanin e vogël të zi për filmin “Breakfast at Tiffany’s”. Megjithëse platonike, marrëdhënia e tyre pati një emocion kreativ – Givenchy e përshkruante “si një marrëdhënie e veçantë dashurie” – dhe është e paimagjinueshme që ai të mund të krijonte një vizion aq të përsosur të një sofistikimi aq minimal për ndonjë tjetër,  që nuk ishte Hepburn.

Stilisti Givenchy dhe aktorja Audrey Hebburn 

Ishte një partneritet i kremtuar nga drejtorja artistike e Givenchy –së Clare Waight Keller në koleksionin e saj më të fundit “couture” për shtëpinë e modës. Me nuancat ëndërrimtare  të “Moon River” që luhej në sfondin e pasarelës, mbyllur në fund me fustane të gjatë të zinj,  me detaje të lakuara në shpinë që evokonin fustanin e “Breakfast at Tiffany’s” . Pas vdekjes sëHubert de Givenchy-së, kohëve të fundit, në moshën 91 –vjeçare, Waight Keller po i bënte homazh stilistit, duke rishikuar arkivat e tij dhe elegancën e pashoqe të veshjeve që krijoi.Evokimi i shpirtit estetik të themeluesit mund të shihet edhe te Chanel, ku koleksionet e Karl Lagerfeld për shtëpinë janë të frymëzuara, pa dyshim, nga tipare të jetës dhe trashëgimisë së Coco Chanel-it.

Peter Dundas, Natasha Poly dhe Evangelo Bousis, 2017 ©Gareth Cattermole/BFC/Getty Images

Stilisti Peter Dundas, i njohur për bandën e miqve fotozhenikë, thotë se një muzë “mund të jetë dikush që aspiroj ta vesh ose  një ikonë në modë apo historinë e muzikës, megjithëse është e mrekullueshme,  kur mund të kem një bashkëbisedim aktiv me vajzat e mia Dundas.”Muzat e tij të patinuara i japin formë konfeksioneve të tij me temina, stoli dhe thekë. Ai thotë se ato “mishërojnë shpirtin  e shtëpisë ose një pjesë të estetikës së markës sime.” Një muzë është frymëzim, një bankëprovë, madhe edhe një  pikë referimi për një koleksion. Bashkëpunoj me disa pjesë të Dundas-it  dhe të tjera më frymëzojnë duke veshur koleksionet.

Eugenie Niarchos dhe Bianca Brandolini janë mikesha të ngushta, të cilat provojnë rrobat dhe më japin një listë dëshirash të atyre që duan. Stilistja dhe mikesha Marie-Lou Bartoli dhe unë theksojmë shkrirje moderne të rolit të muzës me atë të ndikueses, duke thënë se sot “shpesh një muzë është gjithashtu një ambasadore e markës, qoftë zyrtarisht apo jozyrtarisht”.Në epokën e medies sociale, fuqizuar nga “like”-t, muza ka një tjetër qasje dhe rëndësi, për të cilat  paraardhëset e saj mundeshin vetëm ta ëndërronin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë