Politike

Malltezi në Apel: Rasti im, si gjyqet e vitit ’45 ku pronarët shpalleshin armiq

Jamarbër Malltezi masa ndaj të cilit u lëhtësua nga arrest me burg në arrest shtëpie ka zbardhur deklaratën që mbajti të martën në Apel.

“Më  duket vetja si në gjyqet politike të 1945 ku pronarët ishin armiqtë e pushtetit popullor.

Mendoni për një moment, nëse tek Ambasada Amerikane, shteti komunist do të kishte vendosur ndonjë barrake apo ndërtesë, të fusnin ndonjë uzurpator dhe mos ia kthenin sendin e vjedhur pronarit të ligjshëm, siç iu kthye në 1991-shin. A do duhej në 1991-shin, ta mbante shteti hajdut apo uzurpatori, apo mos i kthehej deri sa të priste plotesimin e procedurave te privatizimit për rrethimin e ngritur pas futjes se familjes Popaj ne ambasadë? Apo ta merrte Ramiz Alia e t’ia jepte me koncension tek ndonjë hajdut strategjik të Ramës?

Po pse bëhet prokuroria politike drapër në rastin e kthimit të pronës tek 5 Familjet pronare themeluese të Tiranës?

Pronarë, këto 5 Familje, nuk i bëri asnjë proces privatizimi. Pronarë, këto pesë familje, ishin prej thuajse 100 vitesh, përmes blerjes së tokës private”, është shprehur ai.

Sipas tij, procesi i kthimit të pronës ështe kthim i sendit të vjedhur.

“Ky proces zgjati nga 1994 deri në 2007, kur pas dhjetëra vendimesh qysh nga viti 1995 (njohje prone e pjesërisht kthim), prona e vjedhur iu kthye 5 Familjeve pronare…” Më tej Malltezi ka radhitur edhe argumentet se pse masa e ndërmarrë ndaj tij ishte politike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë