Njerez

Mafia e drogës dhe vajit të palmës kundër një aktivisti 18-vjeçar

Ramon Bedoya tregon për të atin, i cili ishte një aktivist që synonte të mbronte tokën e tij. Hernan Bedoya u qëllua nga tregtarët e drogës dhe pronarët e kompanive të prodhimit të vajit të palmës, për shkak se dëshironte të mbronte tokën e tij. Protesta të mëdha po shtohen nëpër fshatrat e Kolumbisë perëndimore. Me dy truproja të armatosura, një makinë të blinduar, djali 18-vjeçar i cili kërcënohet me vdekje ashtu si babai i tij, tregon përvojën e hidhur personale që ka kaluar kohët e fundit.

“Televizione të ndryshme lavdërojnë vrasësit. Tregtarët e drogës dhe pronarë të kompanive të vajit të palmës, pikërisht njerëzit që vranë babain tim", thotë Ramoni. I riu flet me shumë pjekuri, pasi muajt e fundit ai ka qenë i detyruar të rritet shpejt dhe të zërë vendin e babait. Ashtu si i ati, 18-vjeçari do të bëhet udhëheqës i të gjithë aktivistëve që nuk duan që të mbillen bimë të vajit vdekjeprurës.

Hernan Bedoya u qëllua 15 herë më 5 dhjetor ndërsa po ecte me kalin e tij në fshatin Pedeguita y Mancilla, Chocó. Gjatë pasdites, dy persona të armatosur dhe me motor qëllonin drejt tij, duke u zhdukur më pa lënë asnjë gjurmë .
Vdekja është një ndër fenomenet më të përhapura porsa i përket protestave të zgjatura nga aktivistëve të ndryshëm. Në vitin 2016 u krijua një marrëveshje mes qeverisë kolumbiane dhe rebelëve FARC (Forca Revolucionare të Forcave të Armatosura të Kolumbisë).

Ramon Bedoya me truprojat 

Kjo marrëveshje i dha fund luftës civile më të gjatë në botë, e cila vrau 22.000 vetë mbi gjysmë shekulli, por në prag të saj grupet paraushtarake nxitën evakuimin e pushteti në të gjithë fermat e vendit. Kjo gjë bëri që të shtohej numri i viktimave të mbrojtësve të tokës në Kolumbi gjatë vitit të kaluar.
Në Choco, rajoni që ka pasur vrasjet më të mëdha, këto banda janë të organizuara nga industritë e vajit të palmës dhe veprojnë shumë ashpër ndaj banorëve.

“Dua ta vazhdoj këtë nismë. Babai më mësoi të kujdesesha për natyrën. I mbollën këto pemë së bashku,” thotë Ramoni.
Ai është një djalosh tipik kolumbian me tipare të zeza, që është rritur nën hijen e kësaj lufte. Që pas vdekjes së babait të tij, 18 vjeçari lëviz kudo me truproja. Jashtë makinës së blinduar, rruga është shumë e rrezikshme për të.

“Unë mendoj se biznesmenët lokalë e urrenin babin tim pasi kishte mbështetje dhe nga jashtë, shton ai
Bashkë me babin e tij, pastroi gjysmën e tokës së tyre nga bimët e këqija, për të kultivuar një shumëllojshmëri frutash dhe pemësh. Gjithashtu, ata mbollën pemë të rralla në ato zona si pema e kërmillit.
“Kjo është gjithçka që më ka mbetur nga babai im, thotë Ramoni.

Ai ka frikë se të njëjtët njerëz që kanë vrarë babanë e tij do të përpiqen ta vrasin atë, edhe pse qeveria federale ka siguruar truproja për të dhe pjesën tjetër të familjes, përsëri ndeshen me kërcënime të shumta.
Gjithashtu Ramoni tregon se stërgjyshja e tij e bleu këtë tokë në vitin 1992, por u larguan katër vjet më vonë nga kërcënimet e shumta. Pronari i kësaj toke më pas u bë biznesmeni Juan Guillermo Gonzáles Moreno, i cili ka një kompani që prodhon vaj palme. E gjithë familja u rikthye në 2013, ku babai i Ramonit filloi aktivitetin e tij. Që prej asaj kohe familja Bedoya nuk ka gjetur qetësi.   

Ramoni beson se vdekja e babait të tij ishte urdhëruar nga një politikan i cili i siguron tokën bizneseve të gangsterëve kolumbianë.
Kjo ushtri ka rrënjët e saj që nga skuadrat e Los Pepos që synonin kartelin Medellin të Pablo Escbar në fillim të viteve 1990.
AGC siç është quajtur, pretendohet të jetë grupi më i madh i tregtarëve të vendit me 8,000 anëtarë. Gjithashtu, edhe ish-komandanti i tyre Vicente Castano, ishte një përkrahës i biznesit të vajit të palmës dhe përdori forcat e tij për të përzënë qindra njerëz nga tokat e tyre në fund të viteve 90.

E njëjta gjë duket se po ndodh përsëri në rajonin e Chochos. Në këtë zonë 57% e banorëve janë shpërngulur që nga marrëveshja e paqes pasi, kuptuan që nuk do të funksiononte dhe do të përfundonin të vrarë si babai i Ramonit.
Dhjetë ditë para vrasjes së Hernanit, thuhet se AGC vrau Mario Castanon, i cili po drejtonte një fushatë kundër projektit të minierave AngloGold Ashanti në Larga Tumaradó, një fshat aty pranë. Policia nuk bën asgjë për të ndaluar këtë fenomen. Ata që nuk janë të korruptuar janë tepër të dobët që t’ju kundërvihen ushtarëve të armatosur. Maksimumi që siguron qeveria federale janë xhaketat anti plumb, telefonat celularë dhe në rastet ekstreme truproja.

Plantacione me palma

Ramon Bedoya është i patrembur. Ai mendon të studiojë për drejtësitë, të bëhet një aktivist i të drejtave njerëzore dhe të pronës, e ndërtoj një fermë të madhe me pemë dhe lopë.
“Njerëzit do të përdorin më pak vaj palme në qoftë se ata mund të kuptojnë se çfarë dëmi shkakton te njerëzit dhe te mjedisi, thotë Ramoni”

Kërcënime të shumta janë shprehur kundrejt 18 vjeçarit, por ai është po aq i vendosur sa babai i tij.
"Unë dua të përfundoj atë që ai ka filluar. Ne vërtet mund të na quajnë fermerë të pa ditur, por do të fitojmë. Është toka jonë dhe ne nuk do ta heqim dorë, shton ai. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë