Jete & Stil

Llogaritë e minorenëve, BE heton Instagramin

GazetaSi

Bashkimit Europian po heton Instagramin pas marrjes së disa sinjalizimeve se kompania, pjesë e Facebook të Mark Zuckerberg ka shkelur rregullat e privatësisë që janë në fuqi në vendet anëtare të bllokut.

Hetimi është nisur nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave në Irlandë, ku ndodhen edhe serverat kryesore të Instagram e Facebook për Europën.

Sipas disa raportimeve, Instagrami ka dështuar në mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve të tij, duke bërë publike adresat e postës elektronike dhe numrat e telefonave edhe për përdoruesit minorenë nën 18 vjeç.

Facebook mohoi akuzat, por tha se po bashkëpunonte me hetimin e zyrës së Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave në Irlandë.

Një numër i madh kompanishë hi-tech amerikane kanë zyrat e tyre qëndrore për Europën në Irlandë dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave në këtë vend është organi udhëheqës që vepron nën rregullatorin e BE-së për mbrojtjen e të dhënave, të hyrë në fuqi që prej vitit 2018.

Ky Komisioner është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve të për ruajtur privatësinë në rrjet dhe ka fuqinë që të vendosë gjoba të majme.

Zyra e Komisionerit po heton nëse Facebook ka të drejtë ligjore që të përpunojë të dhënat e fëmijëve dhe nëse zbaton masat e nevojshme për mbrojtjen e tyre online. Njëkohësisht, po hetohet edhe nëse Facebook zbaton rregullat e mbrojtjes së të dhënave private në tërësi për llogaritë në Instagram.

“Instagrami është një platformë sociale që përdoret gjerësisht nga fëmijët në Irlandë dhe në Europë. Zyra jonë ka vëzhguar aktivisht ankesat e marra nga individë të caktuar në këtë fushë dhe ka identifikuar shqetësime konkrete në lidhje me procesimin e të dhënave të fëmijëve”, tha për BBC, Graham Doyle, zv.Komisioner i zyrës.

Një shqetësim prindëror

Hetimet morën shtysë nga një ankesë e shkencëtarit amerikan, David Stier, i cili vitin e kaluar analizoi profilet e 200 mijë përdoruesve të Instagramit në mbarë botën. Ai vëreu se brenda harkut kohor të një viti, të paktën 60 milionë përdoruesve iu dha mundësia që të ndryshonin profilet e tyre në profile biznesi.

Shndërrimi i profileve private në llogari biznesi u kërkon përdoruesve që të bëjnë publik numrin e tyre të telefonit dhe adresën e postës elektronike, që do të thotë se të dhënat personale të shumë përdoruesve u bënë publike.

I njëjti informacion është ruajtur edhe në kodin e burimit në HTML, kur hapet Instagrami nga një kompjuter tavoline, që do të thotë se këto të dhëna ishin lehtësisht të aksesueshme nga hakerat, në rastin më të mirë dhe nga pedofilët në rastin më të keq.

Stier tha se këto gjetje të studimit të tij ja adresoi Facebook, por ky i fundit kishte refuzuar që të fshihte adresat dhe numrat e telefonit për llogaritë e klasifikuara si llogari biznesi. Një gjysmë hapi Facebook e bëri ama, duke hequr të dhënat personale në kodi i burimit.

Facebook nga ana tjetër mendon se përfundimet e studimit të Stier janë bazuar në “keqkuptimin e mënyrës se si funksionojnë sistemet e tij”.

‘Ne e kemi bërë gjithmonë të qartë për njerëzit se në momentin që zgjedhin që të hapin një llogari biznesi në Instagram, informacionet e tyre të kontaktit do të bëhen publike. Kjo ka shumë ndryshim nga zgjedhja e përdoruesve për të bërë publike këto informacione, me bërjen publike të tyre nga ana jonë”, tha kompania për BBC.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë