Mendim

“Lista e Zezë” e Biden synon ata që punojnë kundër integrimit në BE

Nga "Emering Europe" - Edhe pse Brukseli ia ka kujtuar shpesh,  Joe Biden nuk e pranon që procesi i pranimit në BE të jetë një çështje për të cilën vendosin vetëm anëtarëve të BE-së.

Shumë ekspertë të politikës së jashtme janë munduar paralajmërojnë Administratën Joe Biden kur bie fjala të Ballkani se nuk janë më vitet 2000, por ai duket se është i bindur se Ballkani ka ngecur në të njëjtën vorbull korrupsioni dhe tensionesh si para dy dekadash, duke penguar integrimin në Bashkimin Europian.

Më 8 qershor, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të sanksionuar ata që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor midis diskutimeve për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Urdhri i jep Departamentit të Shtetit dhe Thesarit kompetenca për të vendosur sanksione ndaj një sërë zyrtarësh dhe figurash të rëndësishme.

LEXO EDHE:
- Lista e zezë e SHBA për Ballkanin, BE: Nuk do të ndjekim shembullin e Biden
- Përse Biden po u tregon vendin politikanëve që destabilizojnë Ballkanin
- Shqiptarët “non-grata” të shpallur ndër vite nga SHBA
- Tre arsye pse urdhri i Joe Biden duket si i kopsitur posaçërisht për Shqipërinë
- Pas Sali Berishës, SHBA “masakër” edhe në Bullgari. Shpall non grata pesë ish-zyrtarë për korrupsion
- Shpallja “Non Grata”, vendimi i Berishës për rikthimin në parti dhe e ardhmja në pikëpyetje e PD-së

Por le ta pranojmë: kërcënimi për "paqen dhe sigurinë" e Ballkanit Perëndimor nuk ka të bëjë ende me ndjekjen e kriminelëve të luftës që përpiqen t'i shpëtojnë ligjit, të paktën jo 30 vjet pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe 30 vjet pas luftërave të përgjakshme.

Në vend të kësaj, SHBA po paralajmëron ata që nuk do të marshojnë nën urdhrat e saj dhe po e bën të qartë se  kërkon integrimin dhe pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE me çdo kusht. Dekreti i Biden ishte një paralajmërim për të gjithë ata që ngadalësojnë reformat.

Por të përdorësh urdhra ekzekutivë të miratuara gjatë kohës që Ballkani ishte në kohë lufte në 2001-in në kohë paqes është si të luash me zjarrin. Kjo gjuhë nuk shitet dhe nuk pranohet më në Europë.

Urdhri ekzekutiv përfshin për herë të parë edhe korrupsionin, Shqipërinë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe disi e përzien atë me paqen dhe stabilitetin.

Ai erdhi pas vendimit të qeverisë amerikane për të sanksionuar oligarkët e mëdhenj mbi korrupsionin në Bullgari. Duke bërë publikë emrat e atyrë që do të hynin në Listën e Zezë, SHBA argumentoi mes të tjerash se kundërshtimi i pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE në bazë të Marrëveshjes së Prespës dhe korrupsioni mund të bëhen shpejt një kërcënim për paqen dhe stabilitetin.

Ajo që tregoi përfshirja e Bullgarisë në këtë strategji duke e kërcënuar me të tjera sanksioneve është se SHBA do të përpiqet të imponojë agjendën e saj mbi integrimin dhe pranimin me çdo kusht të unionit në BE. Megjithatë, rreziku është që Administrata e Biden të përballet ashpër me forcat kundër zgjerimit në Europë. Analistët parashikojnë që Biden do të godasë një mur. Kjo nuk ka të bëjë me disa përleshje të vogla nacionaliste nga shekulli i kaluar, por është shumë më e madhe se kaq, dhe nëse Biden mendon se mund të bindë anëtarët e BE-së brenda një kohe të shkurtër për të pranuar Ballkanin Perëndimor, ka të ngjarë të zhgënjehet..

Kur bëhet fjalë për negociatat e pranimit në BE, është e rëndësishme të mbajmë mend se de facto janë vendet anëtare të BE ato që vendosin. Nëse Biden do që integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE gjatë mandatit të tij do të jetë një nga pikat kryesore të trashëgimisë së tij historike, ai duhet të duhet të rimendojë strategjinë e tij. Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor ka mbetur në vend prej 20 vitesh dhe do të duhet më shumë se një listë e zeze kundër atyre që punojnë kundër tij, për ta përshpejtuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë