Analize

Përse Biden po u tregon vendin politikanëve që destabilizojnë Ballkanin

Ajo që ka rëndësi në politikën ndërkombëtare nuk është ajo që një udhëheqës dëshiron të bëjë, por ajo që duhet të bëjë për të mbështetur interesat thelbësore kombëtare të vendit të tij. Ky parim është thelbësor për të kuptuar vendimin e fundit të Joe Biden për të futur në listën e zezë të gjithë zyrtarët që cenojnë demokracinë dhe stabilitetin në Ballkan.

Biden po sinjalizon qartazi një ndryshim nga qasja e Administratës së mëparshme,  e cila u përfol për një afrim me Serbinë dhe presionin ndaj shqiptarëve të Kosovës për të pranuar një sërë marrëveshjes së që iu vendosën në tryeze.

Urdhri i fundit i Biden, përveçse e vë qartazi theksin tek korrupsioni në Shqipëri, vjen po ashtu si një rikujtese ndaj të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor për respektimin e të gjitha marrëveshjeve në fuqi, pakte të cilat duket se janë shkelur disa herë mes diskutimeve për ndryshime kufijsh apo krijimin e shteteve etnike.

Biden bëri të qartë jo vetëm se Shtetet e Bashkuara po "modernizojnë" politikën e tyre të sanksioneve në Ballkanin Perëndimor duke luftuar më tej korrupsionin në Shqipëri dhe aktet që kërcënojnë demokracinë në rajon, por edhe duke mbrojtur stabilitetin politik.

Mes atyre që nuk do t’u lejohet hyrja në SHBA, Biden ka përfshirë edhe ata që janë “përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose në përfshirjen e drejtpërdrejt ose indirekt në një akt që ka penguar ose kërcënuar zbatimin e Marrëveshjes së Prespës së vitit 2018; Marrëveshjes Kornizë e Ohrit e vitit 2001; Rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Marrëveshjen e Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në Dhjetor 1995, ose Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë.

Edhe pse pjesa më e madhe e sanksioneve për disa nga marrëveshjet kanë qënë në fuqi, Biden ka shtuar në listë edhe paktin e Prespës, për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, e cila prek jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Greqinë dhe partinë në pushtet, Demokracia e Re, e cila ka kundërshtuar ashpër këtë pakt.

Biden ka shtuar po ashtu marrëveshjet që i dhanë fund konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë në listën e mëparshme të marrëveshjeve rajonale. Hapi vjen pasi Bosnja ka qënë në qendër të propozimeve për ndryshimin e kufijve. Drafti i fundit, i dorëzuar në BE nga Sllovenia, propozonte shpërbërjen e Bosnjës, me një pjesë që do të bashkëngjitej me Serbinë, një pjesë me Kroacinë dhe pjesën tjetër që do të zgjidhte të afrohej me Turqinë apo BE-më. Sipas politikës së re, autoritetet amerikane do të jenë të armatosur me aftësinë për të sanksionuar aktorët që shkelin ose pengojnë zbatimin e këtyre marrëveshjeve rajonale.

Duke komentuar urdhrin ekzekutiv, gazeta serbe “Kurir’ shkruan se ky është qartazi një hap që anon në anën e Kosovës, duke i rikujtuar Serbisë sovranitetin e saj. Sipas kësaj gazete, përcaktimi i qartë në urdhrin ekzekutiv të lëshuar nga Biden se SHBA do të sanksionojë të gjithë aktorët që pengojnë paqen, bashkëpunimin ose njohjen reciproke në Ballkanin Perëndimor, është një mesash i qartë ndaj Serbisë dhe lobimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës.

Gazeta thotë se "qasja e ashpër e Biden filloi që pas marrjes së detyrës dhe letrës ku i kërkonte Serbisë se duhet të njohë Kosovën brenda kufijve të saj ekzistues. Njohja e tij me votuesit shqiptarë dhe boshnjakë në SHBA dhe kujtimi i masakrës së Srebrenicës si dhe mbështetja e qartë për shtetet multilaterale, të gjitha tregojnë për ndryshime të forta të qasjes së Amerikës nën Ballkan, nën udhëheqjen  e Biden”, shkruan nga ana tjetër analisti Timothy Less.

"I vetëdijshëm se rajoni gjendet prej 20 vitesh në të njëjtin stanjacon, shumë po kërkojnë një politikë më të ashpër amerikane, duke përfshirë edhe frenimin e serbëve dhe ëndrrat e tyre për një ndryshimeve territoriale, një përpjekje për të forcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe një përpjekje të shtyrë përpara integrimin Integrimi Atlantik”, thekson eksperti britanik. “Serbia ka rivendosur pozicionin e saj si shteti kryesor në Ballkan pas kaosit të viteve 2000 dhe një periudhe të reformës strukturore e cila e ka kthyer Serbinë në ekonominë më të madhe e rajonit. Serbia gjithashtu po përdor një manovër të mençur diplomatike që e ka lejuar atë të përdorë mbështetjen e fuqive të ndryshme jo-perëndimore të cilat dëshirojnë një prani në Ballkan: Rusinë për të mbrojtur veten kundër ekspansionizmit perëndimor, Kinën për arsye ekonomike dhe Turqinë si pjesë e përpjekjes së saj për statusin e fuqisë së madhe. Kjo ka forcuar pozicionin e Serbisë në lidhje me SHBA, pasi Beogradi mund të përcaktojë njëkohësisht sa me ndikim kanë këto fuqi në Ballkan dhe të mbështetet në ndikimin e tyre për të nxitur një zgjidhje të favorshme të çështjes së Kosovës. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se kërkon një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan që zhvillimin e saj të brendshëm dhe integrimin e jashtëm me Perëndimin në mënyrë që të ndalojë së qeni një problem që SHBA duhet të zgjidhin.”

Eksperti thotë se Biden e ka kuptuar se situata në Ballkan sa po vjen dhe po bëhet me ekstreme, mes korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar dhe ideve për ndryshime kufijsh që mund të cojnë drejt shpërthimit të konflikteve të reja, dhe kërkon kështu masa ekstreme.

Analistët janë të mendimit se Uashingtoni po përpiqet mes të tjerash t’ia bëjë të qartë Aleksandër Vuçiç se nuk do të mbështesë autoritarizmin në rritje të presidentit serb dhe përpjekjet për të shkelur më këmbë të gjitha marrëveshjet rajonale duke i vënë shpesh vendet e Ballkanit kundër njëri-tjetrit.

Në kohën që Greqia po negocionte marrëveshjen e Prespës, u zbulua se një sërë agjentësh rusë dhe serbe të vendosur në Beograd po punonin kundër arritjes së këtij pakti. Një situatë e ngjashme u krijua mes përpjekjeve për anëtarësimit e Malit të Zi në NATO, kur agjentë rusë të vendosur në Beograd organizuan një grusht shteti, sërish me ndihmën e inteligjencës serbe.

Administrata e Biden duket se ka zgjedhur të luftojë destabilitetin, korrupsionin dhe nacionalizmin, duke ofruar mbështetje për politikat demokratike dhe duke sanksionuar në mënyrë të prerë të gjithë ata që nuk e pranojnë realitetin e ri në Ballkan: shtete multietnike, të lidhura ngushtë me BE-në dhe Perëndimin që njohin dhe pranojnë sovranitetin e plotë territorial të njëra-tjetrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë