Filma

Leonard Cohen dhe Marianne Ihlen – Historia e dashurisë së një jete në film

Në nëntor 2016, poeti dhe këngëtari Leonard Cohen, i njohur për baladat e tij vajtuese, u nda nga jeta vetëm pak muaj pas largimit nga kjo botë i gruas, e cila e frymëzoi atë për veprat artistike; dashuria dhe muza e tij norvegjeze, Marianne Ihlen.

Ajo e tyrja ishte një romancë e madhe dhe kaotike njëkohësisht që në shumë aspekte qe produkt i një kohe specifike (vitet 1960-të) dhe një vendi specifik (ishulli grek i Hydras) në të cilin çifti u njoh. Trashëgimia e marrëdhënies së tyre ishte një katalog këngësh klasike – “Sa gjatë Marianne/ Hey/ Nuk mund të themi Lamtunirë/ Një zog mbi tel – një kompromis i madh me dhembjen e zemrës, por gjithashtu një domethënie jetëgjatë e fuqisë krijuese të dashurisë”

Të gjithë këtë, regjisori Nick Broomfield e eksploron në filmin e tij të ri të dhembsur, argëtues dhe të paharreushëm Marianne dhe Leonard: Fjalë dashurie. Broomfield nuk është një vëzhgues i painteresuar. Ai e ka njohur mirë Ihlen. Ata kanë qenë gjithashtu të dashur në një periudhë kur marrëdhënia e Ihlen dhe Cohen ka qenë e ndërprerë. Dhe ndikimi i saj tek regjisori ishte po aq me peshë sa tek karriera e poetit –muzikant kanadez.

Në 1968, kur Broomfield ishte 20 vjeç, sapo kishte përfunduar vitin e parë në universitetin e Cardiff, ku po ndiqte studimet për jurispridencë. Megjithatë zemra e tij nuk rrihte për tu bërë avokat dhe, gjatë një udhëtimi me prindërit e tij në tokën helene, Rosalind Runcie, gruaja e kryepeshkopit të ardhshëm të Canterbury, i dha atij disa këshilla. “Ajo ishte jeta dhe shpirti i mbrëmjes,” kujton ai, “dhe i premtoi për të shkuar në Hydra pasi të linim anijen.”

Dhe ai e mbajti premtimin. “Atje kishte një komunitet të magjishëm artistësh dhe piktorësh dhe një qasje të egër ndaj jetës,”.

Në zemër të këtij idili çlirues ishte një grua e bukur 13 vite më e madhe se ai, nëna e një djali tetë muajsh. Marianne Ihlen kishte ardhur për herë të parë në Hydra në fillim të vitit 1958, kur kushtet e jetesës ishin primitive dhe artistët emigrantë mund të numëroheshin vetëm me njërën dorë. Ajo ishte e shoqëruar me një romancier të ri avanguard norvegjeze, të quajtur Axel Jensen. Çifti kishte një marrëdhënie të stuhishme, me shkrimtarin e vendosur të refuzonte konvencionet borgjeze që koinçidonin në në mënyrë konvencionale me interesin e tij për gratë e tjera. Ishte një preokupim i përbashkët mes komunitetit të emigrantëve dhe jo gjithmonë i kufizuar tek burrat. Pas një ndarje të gjatë, Jensen dhe Ihlen ishin kthyer së bashku, u martuan dhe kishin një fëmijë (Axel Jnr), ku Jenseni takooi një grua tjetër dhe u largua menjëherë pas lindjes së fëmijës. Ihlen u ndie i humbur dhe e braktisur, por nuk pranoi të kthehej në shtëpi.

Rreth asaj kohe, në pranverën e 1960-ës, një poet i pashëm kanadez, tejet i sjellshëm, iu bashkua komunitetit artistik në rritje të Hydras. Ai kishte lënë grinë dhe lagështinë e Londrës për të punuar mbi romanin e tij të parë. Në film, ndjesia magjike e mundësisë që u ofron vizitorëve mbahet gjallë në filmime brilante të periudhës.

Ashtu siç Cohen ka kujtuar më vonë: “Të dukej sikur çdokush ishte i ri, i bukur dhe plot me talent –i mbuluar me një mantel të artë. Çdokush kishte cilësi special dhe unike. Kjo me siguri është ndjesia e të qenit të rinj, por që ti përjetoje këto ndjenja duke qëndruar në Hydra, këto cilësi ishin të mrekullueshme.”

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=EsRNV1cJ-jA

Nuk u desh shumë që Cohen dhe Marianne të nisnin të shoqëroheshin me njëri-tjetrin, fillimisht si miq e më pas sentimentalisht. Hapat e parë të historisë së tyre ishin të paharrueshëm dhe të pashqetësuara nga mjedisi i jashtëm. Cohen ishte i disiplinuar në punën e tij. Ai zgjohej herët, ulej në tarracë përballë diellit dhe në mënyrë sistematike shkruante tre faqe në ditë me makinën e tij t ëvjetër të shkrimit. Në mbrëmje, ai I binte kitarrës dhe i këndonte ninulla djalit të vogël të Ihlen. Në atë kohë ai as që e mendonte të bëhej muzikant.

Leonard Cohen duke mbajtur një kitarë në dorë dhe Marienne që e sheh. Hydra, tetor 1960

Ihlen, vetëm 25 vjeç, ishte thellësisht e dashuruar. Ajo e dërgoi të birin në Norvegji për të jetuar me gjyshen, me qëllim që vetë të jetonte me Cohen, i cili sapo mbushi 26 vjeç, bleu një shtëpi në emrin e tij në Hydra. Por sa më i bukur dhe i gjallë ishte ishulli, aq më shumë para kërkonte për të jetuar në të. Edhe të blije ujë, ishte sakrificë e madhe nëse nuk punoje. Ihlen kujdesej për Cohen, ashtu si edhe ai për të. Pa asnjë zgjedhje të ndërgjegjshme, ajo u kthye në muzën e tij.

Me standardin e sotshëm të barazisë gjinore, dhe të vetëdijësisë #metoo për abuzim mashkullor të pushtetit, vetë ideja e një muze duket një anakronizëm i dyshimtë. Broomfield është gjallë për të ndryshuar zakonet, por ndjen se do të ishte gabim të "gjykonte të kaluarën nga morali i sotëm". “Unë mendoj se të jesh një muzë ngjan si një concept i shkeullit të 18-të sepse nuk është i monetizuar,” tha ai. “Por unë mendoj se Leonard përherë e ka trajtuar atë siç e meritonte.”

Ai heq një paralele me producentin Rick Rubin, i cili përpiqet të bëhet shok i ngushtë me artistët për të cilët krijon përpara se ti zbuolojë ata duke theksuar një cilësi të veçantë që ai ka identifikuar. “Mendoj që diçka të tillë bëri Marianne. Ajo ishte dikush e cila kishte një instikt të jashtëzakonshëm për të njohur forcën e njerëzve.”

Ajo ishte një dëshirë për të ribalancuar imazhin e çiftit, thotë ai, që ai vendosi emrin e Ihlen në krye të titullit të këngës. Sidoqoftë, filmi gjithashtu shfaq shqetësimin e saj në rolin si lehtësuese dhembjesh më shumë sesa krijuese.

Helle Goldman, përkthyesi i biografisë së Ihlen, So Long Marianne, u rrit në Hydra dhe prindërit e saj ishin miq të ngushtë të Cohen dhe Ihlen. Ajo përmend një anekdotë në film. Duke u prezantuar në një grup artistësh, Ihlen, duke mos ditur se si ta përshkruante atë që bënte, tha se jeta e saj ishte arti i saj.

"Është një budallalëk të thuhet, por fakti që ajo ishte përcaktuar si një muzë e një artisti mashkull që në një moshë të hershme, e ka penguar atë për një kohë ", thotë Goldman.

“Megjithatë ajo kënaqej duke krijuar dhe mbajtur një shtëpi të këndshme, duke u kujdesur për të dashurit e saj, duke gatuar e aktivitete të tjera të përditshme. Leonard e vinte në dukje se sa tërheqëse ishte gjithë çfarë ajo bënte. "

Marianne me të birin, Cohen dhe miqtë. Hydra 1960


Cohen ëndërronte për një matriarkat të mundshëm, edhe pse jo domosdoshmërisht në jetën e tij private. Goldman nuk beson se Ihlen ndonjëherë e pa pozicionin e saj nëpërmjet ndonjë lloji lentesh feministe. “Nuk ishte një çështje seksiste, por njerëzore, se si ajo përcaktonte veten.”

Një përkufizim që i peshonte, ishte ai i nënës së vetme. Ihlen kishte për t'u kthyer në Norvegji tek djali i saj, ndërsa Cohen kishte nevojë të kthehej në Kanada për të fituar para. Ata u nisën në Norvegji sëbashku, pastaj romancieri aspirant fluturoi për në Montreal. Ishte e para e shumë ndarjeve që do të pasonin. Kjo ishte një kohë, sigurisht, kur telefonat ishin një gjë e rrallë dhe komunikimi ishte përmes letrave dhe telegrameve të shkruara me dorë. Kjo agoni e ëmbël e ndarjes, e patolerueshme por plot dëshirë poetike, është diçka e paimagjinueshme në kohën e internetit dhe Snapchat.

Në film, ka disa pamje të Cohen në një koncert, ku ai prezanton një këngë duke folur për marrëdhënien e tij me Marianne. Në fillim, thotë, ai jetoi me të pjesën më të madhe të vitit. Më pas dy muaj, mandej dy javë, derisa - thotë ai - ndodh ndarja e butë, ku ai qëndron me të dy ditë në vit. Është dorëzuar me ngrohtësi dhe ironi, por gjithashtu flet për një të vërtetë të dhimbshme.

Gjërat sa vinin e kufizoheshin. Për dekadën që do të vinte, Cohen shkonte dhe vinte tek Mariannne. Dy qëndrime të gjata në Hydra prodhuan dy romane, The Favorite Game dhe Lostful Beautiful, një fiction i çuditshëm, mistik që kujtoj duke lexuar si një adoleshent i uritur për përvojën e udhëtimeve rreth ishujve grekë.

Cohen pati një krizë kur romani përfundoi dhekuptoi se ai kurrë nuk do ta mbështeste plotësisht veten, e të mendonte se do ta mbështeste dikush tjetër teksa izolohej për tu marrë me letërsi. Ndaj ai e ktheu vëmendjen kah muzikës. Në vitin 1966, Judy Collins regjistroi një këngë të titulluar Suzanne që Cohen e këndoi. E më vonë Hallelujah, hitin e tij më të njohur. Pas kësaj, ai u mor me shkrimin e teksteve, incizim dhe interpretimin e këngëve të veta duke u bërë një yll ndërkombëtar.

Të ishe një kantautor si Cohen në mesvitet '60 me humorin dhe personalitetin e tij që të penetronte në heshtje, nuk ishte një shumësi rrethanash për të toleruar kauzën e besnikërisë.

Joni Mitchell dikur e quajti Cohen një "poet boudoir" dhe për të gjitha sjelljet dhe ndjeshmërinë e tij, ai ishte i paaftë për të shfrytëzuar mundësitë e tij të mëdha që i kanë dalë gjatë rrugës.

Mandej një album i mëvonshëm, i prodhuar nga një far i çmenduri Phil Spector, titullohej "Vdekja e burrit të një gruaje", që nuk ishte tërësisht ironik.

Ekziston një skenë në film në të cilën një grua e re e, mrekullisht e bukur, i afrohet atij, me sa duket në shoqërinë e të dashurit të saj. Por që Cohen nuk mund ta joshë atë para kamerave. Siç komenton Goldman: "Atij i pëlqenin shumë femrat. Ai ishte shumë romantik dhe gjithashtu mendoj se tradhëtonte shumë. Ky është një kombinim interesant.”
“Ishte rreth kësaj periudhe kur rioshi Broomfield u kthye në Hydra. Situata trajtohet në mënyrë elegante në film, pasi anglezi minimizon qëllimisht pjesën e tij, për të mos ndërprerë romancëm që është në qendër të filmit. Fillimisht, ai e përjashtoi veten nga rrëfimi, por ndërthurja e historisë me të meriton vendin e saj në histori. Ai u dashurua me Ihlen dhe ajo e ndoqi atë në Angli, pastaj shkoi për ta vizituar mandej atë në universitet në Cardiff.

"Ka pasur një hendek të madh moshor midis nesh", thotë ai. "Unë nuk kisha fare eksperiencë. Ishte mjaft e vështirë për mua të përqafoja këtë botë të madhe. Ajo ishte shumë pranë Julie Felix, të cilën ajo e inkurajoi si kompozitor.”

Një vit më parë, në Hydra, Ihlen kishte takuar dokumentaristin më të mirë DA Pennebaker, i cili bëri filmin klasik të turneut të koncertit të vitit 1965 të Bob Dylan “Don’t look back”, dhe ajo sugjeroi që Broomfield duhet të konisderonte të merrej me prodhimin e filmave. “Ajo më nxiti në këtë botë të mundësive që kurrë nuk do të kisha imagjinuar", thotë ai.

Djali i Pennebaker arriti të gjente filmin që e xhiroi në Hidra në vitin 1967 dhe ia dërgoi atë Broomfield gjatë procesit të redaktimit. Filmi tregon Mariannen në moshën 32-vjeçare, një grua tërheqëse dhe krenare.

Ajo dhe Broomfield ishin së bashku për gati një vit. Ai thotë se ajo ishte e rëndësishme në jetën e tij pasi qe Marienne që e nxiti atë për të bërë filmin e tij të pare “Ëho cares” më 1971. Që atëherë, ai ka bërë më shumë se 30 filma, duke fituar çmime të panumërta. Midis tyre kanë qenë disa filma të klasit të parë për muzikantët, edhe pse thotë ai, për paratë e mia Marianne dhe Leonard janë më të mirët.

Broomfield, të cilin e kam njohur prej disa dekadash, thotë se Ihlen mbeti e dashuruar me Cohen. Në fund të marrëdhënies së tyre një vjeçare, Marienne u largua për në Nju Jork për të rifilluar marrëdhënien me Cohen. Këngëtari kanadez jetonte në hotelin famëkeq të Çelsias në Manhattan dhe shoqërohej me njerëz të tillë si Janis Joplin (për të cilin ai shkruajti Chelsea Hotel), Joni Mitchell dhe Nico nga Velvet Underground. Marianne me djlain e saj u vendosën në një apartament të rrënuar në Clinton Street. Një natë, ajo u kërcënua në pragun e derës. Cohen e mbante larg në atë periudhë dhe ia kishte bërë të ditur se hoteli Chelsea nuk ishte "territori i saj".

"Unë mendoj se ishte një përvojë shumë e rëndë për të," thotë Broomfield.
Ajo shënoi fundin e marrëdhënies së tyre dhe njëkohësisht, ashtu si vitet 1960-të, fundin e një epoke. Premtimi ngazëllyes që Hydra përfaqësonte në fillim të asaj decade, u errësua gradualisht derisa dashuria e madhe e Ihlen dukej se zhdukej në ngadalë në qendër të Nju Jorkut. Ashtu siç thoshte Cohen: "Kur keni jetuar në Hydra, ju nuk mund të jetoni askund tjetër, duke përfshirë Hydran".

Një brez artistësh kishte nisur rrugëtimin në kërkim të vetes, një udhëtim që, në rastin e Ihlen, ndoqi psikologjinë jungiane, I Ching, LSD dhe trende të tjera të ndryshme. Duke ndjekur mendësinë e Cohen, ajo gjithashtu u mor me Shkencologji. Ashtu si Broomfield tregon në filmin e tij, shumë pak prej atyre të rinjve të talentuar që u mblodhën në Hidra, e thelluan artin e tyre. Divorce, vetëvrasje dhe çmenduri ishin disa nga surprizat që jeta kishte rezervuar.

Duke i bërë homazh bukurisë dhe thjeshtësisë së saj, Broomfield thotë se Hydra ishte "një ishull shumë i vështirë", që nga artistët kërkonte të kishin “një vullnet të hekurt” për të patur sukses dhe ti rrinin larg joshjes së alkoolit të lirë. Cohen e kishte këtë vullnet. Ishte ai vullnet që bëri përpjekjet e tij ta shpinin drejt suksesit dhe të përjetonte romancën me Ihlenin.

Kishte edhe faktorë të tjerë. Sipas Broomfield, i cili u takua me Cohen disa herë, këngëtari donte të kishte fëmijë hebre, gjë që Ihlen e pranoi, megjithëse mendonte se ishte një zhgënjim i madh për të që nuk kishin fëmijë. Por, thotë ai, "nuk ishte dikush që të keqardhej për veten".

Teksa përvoja e saj në Nju Jork la një shije të hidhur, Ihlen tha më vonë për marrëdhënien e saj me Cohen: "Kjo marrëdhënie ishte një dhuratë për mua. Edhe një dhuratë për Leonard, mund të shtoj, që të mos nënvlerësoj plotësisht veten".

Personi i cili më së shumti vuajti me ecejaken e marrëdhënies së tyre dhe pasiguritë që jeta e tyre së bashku solli, ishte djali i Ihlenit, Axel Jr. Ai u dërgua në shkollën eksperimentale në Suffolk. Kishte edhe fëmijë të tjerë të ishullit atje dhe Ihlen besonte se regjimi i saj i pastrukturuar, ku mësimet ishin fakultative, do t'i përshtateshin djalit të saj. Në fakt, ai ishte i patrembur dhe i dëshpëruar për nënën e tij. Ndërsa ai u rrit, ai zhvilloi probleme psikiatrike dhe më pas e kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij brenda dhe jashtë institucioneve rehabilituese. Me kalimin e viteve kur Ihlen do të kthejë kokën pas në periudhat që djali i saj kaloi në Norvegji pa të, do të ndjejë një keqardhje të thellë.

Goldman beson se nëse vështirësitë e Axel kishin të bënin me mjedisin, ato me siguri kishin të bënin më shumë me Hydra: "Duhet të kuptoni se fëmijët që qëndruan në ishull u bënë shumë të hapërdarë më vonë. Unë njoh disa prej tyre që jeta nuk u ka prirë për mbarë”.

Megjithëse Ihlen mbajti një lidhje me Hydra, duke u kthyer aty çdo vit. Por ardhjes së saj aty i erdhi fundi papritur në vitin 1972, kur një grua e re që mbante një fëmijë në krahë, trokiti në derën e shtëpisë që ajo kishte ndarë me Cohen. Ajo e pyeti Ihlen se kur do të largohej. Kjo ishte Suzanne Elrod, e cila, e besoni apo jo, u takua me Cohen në ashensorin e hotelit Chelsea ose në një mbledhje të Shkencologjisë në vitin 1969. Ata kishin dy fëmijë së bashku para se të ndaheshin keq, në vitin 1978.

Cohen mandej do të vazhdonte të eksploronte Budizmin Zen dhe do të jetonte për disa vite në izolim,duke humbur të gjitha paratë nga një menaxher i besuar duke krijuar një pasuri të re vonë me turne nëpër botë. Ai vazhdoi ti dërgonte para për Ihlenin dhe djalin e saj edhe shumë kohë pasi u ndanë. Ai ishte veçanërisht i shqetësuar për Axel, për të cilin ishte kujdesur dhe e donte. Cohen kur u takua me Broomfield, i foli për të.

Ihlen u kthye për të jetuar në Norvegji dhe gjeti punë në një kompani private. Ajo ishte më tepër se një muzë për këngëtarin popullor. Ajo u martua me një inxhinier që kishte tre vajza nga një martesë e mëparshme dhe ata qëndruan së bashku, edhe pse në apartamente të ndara në të njëjtën ndërtesë, derisa u largua nga jeta.

Pak para vdekjes së saj në korrik 2016 nga leuçemia, një mik i saj, Jan Christian Mollestad, kontaktoi Cohen, i cili dërgoi një email për ish të dashurën e tij, të cilën Mollestad ia lexoi Ihlenit.

Ai shkruante:

E dashur Marianne,
Unë jam vetëm fare pak larg pas teje, dije se jam aq pranë teje sa nëse e zgjat pak dorën, mendoj se e arrin timen.”. Ky trupi im i vjetër është dorëzuar, ashtu si edhe i yti, e lajmi për largimin mund të vijë nga dita në ditë”

“Siç e di të kam dashur gjithmonë për bukurinë dhe për mençurinë tënde, por nuk më lipset të them asgjë më shumë, sepse ti e di. Por tani, dua të të uroj udhëtim të mbarë. Mirupafshim shoqe e vjetër! Dashuri e pafund, mirutakofshim në fund të rrugës.”

Për shkak të një interviste në radio me Mollestad, në të cilën ai parafrazoi mesazhin drejtuar Marienne në shtratin e vdekjes rezultoi të ishte një mail më i gjatë. Por në fakt, një version tjetër email ishte raportuar fillimisht. Ai ishte përshëndetur me Marienne si një klasik romantik i dashurisë së përjetshme. Versioni i vërtetë është pak më ekonomik, por jo më pak prekës. Më herët këtë muaj, një dëng me më shumë se 50 letra dashurie midis Ihlen dhe Cohen janë shitur për 870,000 $ në ankand - paratë do të ndihmojnë për të siguruar të ardhmen e Axel Jnr, djalit të Marienne.

Skena e Ihlen që dëgjon letrën e lexuar, është rrëfyer edhe në filmin e Broomfield. Është e qartë se, ndërsa ajo ballafaqohet me vdekjen me humor dhe hijeshi, fjalët janë një lloj epilogu, balsami përfundimtar i vdekshmërisë.

"Marianne & Leonard: Fjalë dashurie" del më 26 korrik

*Burimi: The guardian/ S.V


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë