Nga Gazeta ‘Si’- Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka pushtuar arkëtimet botërore të kinemasë, duke shënuar hapjen më të madhe të një filmi biografik ndonjëherë gjatë fundjavës.
Në filmin “Michael”, rolin e këngëtarit e interpreton nipi i tij Jaafar Jackson. Që nga premiera të mërkurën, filmi ka arkëtuar rreth 217 milionë dollarë globalisht.
Më parë, rekordin për hapjen më të madhe të një biografie muzikore e mbante filmi “Bohemian Rhapsody” për Freddie Mercury, i publikuar në vitin 2018 dhe me protagonist Rami Malek, me 124 milionë dollarë.
Ndërkohë, “Michael” ka kaluar edhe hapjen prej 180 milionë dollarësh të filmit “Oppenheimer” (2024), duke u bërë hapja më e madhe globale për çdo lloj filmi biografik.
Drejtori i shpërndarjes në SHBA për Lionsgate, Adam Fogelson, tha se suksesi i filmit vjen nga një audiencë shumë e gjerë demografike dhe reagimet pozitive të publikut.
Ndërsa kritikët e kanë vlerësuar mesatarisht me rreth 38%, publiku i ka dhënë 97% vlerësim, sipas Rotten Tomatoes.
“Michael” është pjesë e një vale të madhe filmash biografikë muzikorë që Hollyëood i konsideron të sigurta për sukses në kinema, ku më parë janë realizuar filma për Elton John, Bob Dylan, Aretha Franklin, Elvis Presley, Bob Marley dhe të tjerë.
Filmi mbështetet financiarisht nga trashëgimia e Jackson dhe përdor zërin e tij origjinal në skenat muzikore.
Ai nuk përfshin referenca për akuzat për abuzim seksual ndaj këngëtarit, të cilat ai i ka mohuar gjithmonë dhe për të cilat u shpall i pafajshëm në vitin 2005.
Regjisori Antoine Fuqua ka deklaruar se ndryshimet në skenar dhe xhirimet shtesë u bënë pas zbulimit të një marrëveshjeje konfidencialiteti, e cila ndikoi në strukturën e filmit dhe në shmangien e disa ngjarjeve të diskutueshme.
Filmi fokusohet kryesisht në karrierën muzikore të Jackson dhe marrëdhënien e tij të vështirë me të atin, ndërsa përfshin skena të rikrijuara koncertesh dhe performancash ikonike.
Me një buxhet rreth 200 milionë dollarë, “Michael” është një nga biografitë më të shtrenjta të realizuara ndonjëherë dhe pritet të dalë edhe në tregje të tjera, përfshirë Japoninë./ BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje