Shkencë

Ilaç apo vaksinë? Shkenca në garë kundër kohës

Kompanitë e ilaçeve të gjitha kanë një përparësi tashmë: koronavirusin. Më shumë se 140 eksperimente me ilaçe dhe vaksina për Covid-19 janë duke u zhvilluar anembanë botës dhe shumica e tyre janë në fazë ende të hershme. Sipas kompanisë farmaceutike "Pharma Intewlligence", vetëm 11 prej tyre janë në përfshirë në prova klinike. Duke provuar ilaçet që janë përdorur për sëmundje të tjera, janë rreth 254 prova klinike që testojnë trajtime ose vaksina për virusin; shumë syresh të kryesuara nga universitete dhe agjenci qeveritare kërkimore. Studiuesit kanë përcaktuar edhe afatet kohore për prodhimin e tyre.
“Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë burime në një kohë kaq të shkurtër,” thotë Paul Stoffels, shkencëtari kryesor i kompanisë "Johnson & Jonhson".
Sipas ekspertëve, në shumicën e trajtimeve dhe vaksinave janë kryer një sërë testimesh derisa të përdoren nga njerëzit. "Johnson & Jonhson" është shumë entuziast për prodhimin e vaksinës, por nuk do mund ta testojë produktin e vet tek njerëzit përpara shtatorit. Vaksinat për të parandaluar infeksionet dhe ilaçet për t'i trajtuar ato, nuk mund të dalin shpejt. Pa to, autoriteteve shëndetësore u është dashur të praktikojnë masat e kontrollit, siç janë ndalimet e udhëtimit, karantinat dhe distancimi fizik për të kufizuar përhapjen, ndërsa mjekët u japin pacientëve agjentë të paprovuar me shpresën se do të funksionojnë. Zakonisht duhen vite për të zhvilluar një trajtim ose vaksinë të re. Pas gjetjes, studiuesit duhet t'i testojnë ato për të maksimizuar fuqinë e tyre për të luftuar sëmundjet dhe për të minimizuar rrezikun e efekteve anësore të padëshiruara. Përbërjet duhet të testohen në laborator, në kafshë dhe më pas tek njerëzit. Nëse kanë sukses, nevojitet më shumë kohë për të prodhuar një numër të madh dozash. Kërkimi urgjent dhe me shpejtësi të lartë po lëviz në tre fronte. Njëri prej tyre është zgjedhja e një vaksine që mund të sigurojë imunitet, duke lejuar një kthim në normalitet.

Ndër më të largëtat është një vaksinë e bërë nga studiuesit e "Moderna Inc", një kompani bioteknologjike në Kembrixh, për të cilën kanë filluar testimet tek njerëzit. Sipas studiuesve, nëse kjo vaksinë funksionon mund të jetë gati për t’u përdorur në fillim të vitit tjetër. Për më tepër, "Inovio Pharmaceuticals Inc" thotë se do të fillojnë këtë të mërkurë përdorimin e një vaksine eksperimentale që ende po zhvillohet. Ndërmarrja kineze "CanSino Biologics Inc" ka filluar testimin tek njerëzit të një vaksine, e cila mendohet se është efektive. Në Evropë, kompania gjermane "CureVac AG" dhe Universiteti i Oksfordit po zhvillojnë vaksina.

Shkencëtarët gjithashtu po hulumtojnë nëse ilaçet ekzistuese të tilla si hidroksilklorina për malarjen ose trajtimet HIV mund të funksionojnë kundër koronavirusit dhe disa mjekë tashmë po trajtojnë pacientë me hidroksilklorinë. Rezultatet nga dy studime kineze të remdesivirit antiviral të "Gilead Science Inc", të testuar më parë në Ebola, priten këtë muaj. Kompanitë farmaceutike "Regeneron Pharmaceuticals Inc" dhe partneri i saj "Sanofi SA" po testojnë një ilaç reumatoid të artritit kundër koronavirusit.

Disa lloje të vaksinave dhe grupet e tyre

Kizzmekia Corbett është studiuese në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, (NIAID). Për vite të tëra, ajo dhe kolegët kanë studiuar bakteret dhe viruset që shfaqen nëpër botë për të kuptuar më mirë si shfaqen ato. Pas lajmit të koronavirusit të ri, ajo u konsultua me studiues të tjerë, përfshirë këtu shkencëtarë kinezë që kishin botuar në internet sekuencën gjenetike të virusit. Kjo gjë siguroi përbërjen molekulare, informacionin thelbësor të nevojshëm për të krijuar një vaksinë për të. Hulumtimi tregoi gjithashtu se virusi i ri i përkiste një familje të njohur, koronaviruseve.
Ashtu si NIAID, studiuesit në kompaninë e bioteknologjisë "Moderna" ekzaminuan sekuencën gjenetike të virusit të ri kur u botua. Më 13 janar, NIAID dhe "Moderna" ranë dakord për një model të vaksinave. "Moderna" shpejt grumbulloi disa të dhëna dhe Corbett bashkë me kolegët e saj, filluan testimin e tij në minj më 4 shkurt. Dy javë më vonë, rezultatet fillestare treguan se antitrupat nxitnin koronavirusin në gjak. Corbett dhe një koleg studiuan kodin gjenetik që dukej se kishte kombinime të pafundme të shkronjave A, G, C dhe T; secila prej tyre tregon për kimikatet që përbëjnë ADN-në e njeriut. Sekuenca dukej e ngjashme me atë të virusit SARS. Por ndërkohë puna për një vaksinë anti-SARS nuk u mbyll kurrë, pasi epidemia u zhduk. Vaksina kishte të bënte me sigurimin e një proteine të injektueshme. Ngarkesa nuk do të infektonte një person por do të trajnonte sistemin e tij imunitar, të njihte dhe të sulmonte virusin. Nëse një person i vaksinuar do të haste virusin, antitrupat do të shfaqeshin dhe do ta neutralizonin atë.

"Ne kemi fat që Covid-19 është pjesë e koronaviruseve sepse dimë çfarë të bëjmë. Do të ishte një situatë shumë më e keqe nëse virusi do t'i përkiste një familjeje më pak të studiuar,” thotë Barney Graham, zëvendësdrejtor i Qendrës së Kërkimit të Vaksinave në NIAID.
Ndërsa virusi u përhapet në Wuhan, Kinë dhe më pas në vende të tjera, studiuesit kërkuan një partner për t’i ndihmuar në hartimin dhe zhvillimin e një vaksine. Doktor Graham arriti tek një ekip i tij që kishte punuar më parë, në "Moderna", i cili po krijonte një teknologji të re për të bërë vaksina. Çelësi i kësaj vaksine ishte përdorimi i ARN-së si një lajmërues në materialin gjenetik, që mund të udhëzojë qelizat të bëjnë proteina të afta për t’iu kundërpërgjigjur virusit. Por testimi i vaksinës në njerëz kërkon vullnetarë
Njëri prej tyre, Neal Browning ishte duke parë postimet në Facebook kur pa postimin e një miku që tregonte rreth virusit. Browning, që është inxhinier rrjeti në Microsoft Corp, jeton në periferi të Seattle, jo shumë larg nga vendi ku shpërtheu koronavirusi fillimisht në shtetin e Uashingtonit. Ai gjithashtu ka afër qendrën kërkimore ku "Moderna" dhe NIAID po studiojnë për vaksinën e re në Qendrën Hulumtuese "Kaiser Permanente" në Uashington, e cila kërkon vullnetarë të shëndetshëm për të provuar sigurinë e vaksinës eksperimentale. Për provën e vaksinës, Browning u paraqit pikërisht në institutin kërkimor "Kaiser", duke u bërë kështu vullnetari i dytë për të provuar vaksinën. Kishin kaluar vetëm nëntë javë që kur studiuesit zgjodhën një pjesë të sekuencës gjenetike të virusit, të cilën studiuesit e quajtën koha më e shkurtët që një vaksinë ka marrë ndonjëherë në fazën e parë të testimit. Pavarësisht testimeve të shumta ekspertët thonë se nuk ka gjasa të ketë rezultate paraprake deri në verë. Dhe kjo do të ndiqet nga më shumë testime që do të kërkojnë 12-18 muaj kohë për prodhimin masiv të vaksinës. /The Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë