Ne rrjet

SHBA blen 30 mln doza të ilaçit kundër malaries për Covid-19

Megjithëse nuk ka asnjë kërkim shkencor që tregon efektivitetin e tij, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë blerë pothuajse 30 milion doza hidroksilklorinë për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Gjithashtu shumë vende të tjera në dëshpërim e sipër nga situate epidemike po zgjerojnë mundësinë e qasjes tek hidroksiklorina.

“Kemi blerë një sasi masive prej 29 milion dozash. Ato po vijnë nga të gjithë laboratorët, tani po e prodhojmë këtu, pasi në rast se funksionon, ne duam ta kemi”, tha presidenti amerikan.

Hidroksiklorokina, e njohur me emrin kikina, përdoret për të trajtuar malarien, lupusin dhe artritin. Megjithë përfitimet e paprovuara të ilaçit, që nga shkurti presidenti Trump po e trumpeton atë me zell të jashtëzakonshëm.

Spitalet në SHBA u kanë dhënë hidroksiklorinë pacientëve me koronavirus, duke arsyetuar se është relativisht i sigurt dhe ka të ngjarë të mos shkaktojë dëme.

Pacientë me kornonavirusin në spitale në mbarë botën gjithashtu kanë kërkuar të bëhen pjesë e studimit të ilaçit Remdesivir gjatë javëve të fundit.

Interesi ka qenë aq i madh, sa Instituti Kombëtar i Shëndetit në Shtetet e Bashkuara po zgjeron studimin e tij që fillimisht pati si objektiv 440 pacientë. Ilaçi anti-viral është konceptuar për ta ngadalësuar ose ndalur shumimin e viruseve.

Remdesivir është një ilaç që jepet në rrugë intravenoze. Ai është i ndërtuar për të ndërhyrë tek një enzimë që riprodhon materialin viral gjenetik.

Në testimet tek kafshët për SARS dhe MERS, sëmundje të shkaktuara nga koronavirusë të ngjashëm, ilaçi ndihmoi në parandalimin e infeksionit dhe zvogëloi ashpërsinë e simptomave, kur jepej në fazat e hershme të sëmundjes.

Më Shumë