Vende dhe Udhetime

Kulning: Këndimi hipnotizues në Suedi për të joshur kafshët në kullota

Skallskog është një fermë e izoluar pa ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike për të cilën shumica e suedezëve nuk kanë dëgjuar kurrë. I fshehur thellë në stepën nordike, ky koleksion i përulur i hambareve të bagëtive dhe shtëpive të kuqërremta mund të duket si një vend me pa rëndësi por aty gjenden rrënjët e një tradite të lashtë suedeze të të kënduarit, të lidhur aq ngushtë me natyrën saqë mund të përshkruhet vetëm si magji.

https://www.youtube.com/watch?v=KvtT3UyhibQ

Kulning është një traditë që daton që nga Mesjeta, ku këngëtarët imitojnë kafshë me melodi hipnotike, duke joshur lopë, dhi, dele dhe rosa drejt tyre sikur secila notë të ishte e ngarkuar me gravitetin e vet. Kjo aftësi mistike buron nga fermat verore si Skallskog, ku gratë e fermës tradicionalisht thërrisnin kafshët e tyre për në shtëpi ndërsa kullosnin lirshëm gjatë disa muajve të ngrohtë në këto toka të ftohta. Në dekadat e fundit, ndërsa vendi i grave në shoqëri është zhvendosur, këta tinguj janë shndërruar nga pragmatizmi i tokave bujqësore në elegancën operistike.

Si një lloj superfuqie dhe me zhvillimin modern Disney përfshiu meloditë e kulning në Frozen 2. Në 2016, YouTuberja Jonna Jinton postoi një video duke kënduar me këtë lloj mënyre dhe mori më shumë se tetë milion shikime. Tani bëhen koncerte dhe festivale të muzikës popullore me këngëtarë profesionistë të kulning dhe po vazhdojnë të popullarizojnë këtë art magjik të komunikimit me natyrën.

Sidoqoftë, ndërsa kulning mund të ishte duke kaluar një ringjallje të kulturës pop, suedezët donin të identifikonin se na vjen kjo traditë.

Kjo formë e thirrjes së tufave të kafshëve lidh Suedinë hiper-dixhitale me të kaluarën e saj baritore. Megjithatë, ashtu si suedezët janë shkëputur gjithnjë e më shumë nga ferma, origjina e kultivimit ka ardhur afër harresës.

Gazetari i BBC vizitoi Skallskog në fund të shtatorit si pjesë e kërkimit të tij për këtë lloj tradite.

Aty takoi Jennie Tiderman-Österberg, një këngëtare e operës dhe ish-roker punk. Ajo e shoqëroi gazetarin gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

“Kulning është një teknikë vokale e lindur nga funksioni. Ndodh nëpër disa rajone në vendet Nordike. Norvegjia, natyrisht, por edhe historikisht në Finlandën lindore, ” tha ajo duke shpjeguar se tradita muzikore filloi në tokët e ngrira të Skandinavisë që e bëri kulning më shumë nevojë se art. Fermerët aty migrojnë për të kullotur kafshet e tyre gjatë muajve të verës.

Ndryshe nga shumë kultura të bagëtive, barinjtë e Skandinavisë ishin kryesisht gra që përdorin mimikë të kafshëve.

“Thirrjet e gjata, të zbukuruara shpesh drejtohen drejt lopëve. Dhitë dhe delet kanë tinguj të ndryshëm; shpesh më e shkurtër, më ritmike”, tha ajo, duke shtuar se “magjia” është një kombinim i kontrollit se si zëri i dikujt udhëton nëpër peisazhe natyrore dhe njohja e thirrjeve të kafshëve.

Tiderman-Österberg vendosi të rilidhej me rrënjët muzikore të kulturës së saj gjatë një pike kthese në jetën e saj. Në vitin 2017, ajo ishte një nënë e re në depresion dhe e shqetësuar për dy vajza binjake kur zbuloi se kulning mund të siguronte një rrugëdalje emocionale dhe akademike për talentin e saj si këngëtare e operas dhe etnomuzikologe.

Herën e parë që Tiderman-Österberg praktikoi kulning, tingujt e saj të lartë zgjuan diçka brenda saj që shkatërroi vitet e depresionit.

“Ky ishte një moment i madh. E ndjeva jetën përsëri me mua, ”kujtoi ajo.

Që atëherë, Tiderman-Österberg i ka kushtuar orë të tejzgjatura një projekti që synon të rindez interesin për origjinën e kulning.

Kjo traditë ka arritur kulmin në disa filma të shkurtër, një antologji historish dhe një turne që i sjell vizitorët të dëgjojnë këngëtarë të shkëlqyeshëm në koncertet në ajër të hapur të vendosur thellë në pyjet e largëta Suedeze.

Gazetari arriti të merrte pjesë në një nga koncertet e fundit të sezonit të Tiderman-Österberg. Vendi ishte një minierë argjendi e mbytur në një pyll kodrinor me pisha në jug të Borlänge që siguronte akustikën e nevojshme natyrore. Një audiencë prej rreth 20 personash ishin vendosur rreth një pishine të formuar nga miniera e mbytur.

"Ka tinguj aq të fortë sa mund të shurdhojë nëse e përdorni në një dhomë apo edhe në një sallë koncertesh", tha Tiderman-Österberg.

https://youtu.be/RNjrUz1sgxQ

“Një thirrje shpuese papritmas shpërtheu në heshtjen madhështore të shkretëtirës. Duke filluar me një melodi valëzuese nga një prej këngëtarëve të fshehur pak përtej vijës së pemës, interpretuesit thirrën me radhë korin e tyre hipnotik tek kafshët e padukshme. Forca fillestare e këngës dukej se zgjonte diçka të paparë. Zogjtë cicëruan në përgjigje, ose ndoshta si shoqërues. Një jehonë natyrore i shtohet muzikës. Gjethet e pemëve u tronditën; nëse ishte era apo shpirtrat, nuk mund ta them.” Tregon gazetari i BBC.

Kur ishte radha e Tiderman-Österberg, ajo i ra një zile për të ndihmuar në vizualizimin e kafshëve që po thërriste.

"Unë kam nevojë të dëgjoj zhurmën e bagëtive për t'i thirrur ata, edhe nëse ato janë imagjinare në një koncert në ajër të hapur",tha ajo më vonë.

“Por unë pothuajse mund të ndiej erën e tyre dhe të dëgjoj zërin e tyre kur dëgjoj zile. Ata bëhen një pjesë e koncertit që krijon ndjenjën e duhur për mua. Pastaj hyj në kontakt me të gjitha gratë që kënduan para meje në këto pyje. Është dicka shpirtërore, me të vërtetë ”.

Alice Gustafsson, 81 vjece, është një nga këto gra. Ajo mësoi ‘të ecte’ në Skallskog shumë dekada më parë dhe ende marshon kafshët e saj këtu çdo verë, 20 km në këmbë nga ferma në Dalarna që familja e saj përdor për pjesën tjetër të vitit.

Ashtu si fermerët e tjerë në këtë rajon, ajo u thërret kafshëve të saj. Ulur në dhomën e saj të ndenjes, me kujdes dhe butë, ajo këndoi një thirrje lopësh që shpesh dëgjohej në fermën e saj: "Ko-reja, ko-neë daëëëëë." Zëri i saj ishte i ashpër, praktik për thirrjen e kafshëve.

Pastaj, ajo u ndal për të sqaruar diçka. Këto ditë, perceptimi i popullarizuar i kulning ka ndryshuar në mënyrë dramatike sa që edhe gratë si Gustafsson të cilat kanë lindur aty nuk e shohin më thirrjen e tufave si kulning. Në vend të kësaj, kulning perceptohet si i pandashëm nga arti; diçka që do të interpretohet nga këngëtarë të trajnuar. Kjo i lë fermerët si Gustafsson të ndjehen sikur nuk janë të arsimuar sa të quhen vërtet këngëtarë kulning, edhe pse ata janë trashëgimtarët më të afërt të traditës.

Por ajo që bën Gustafsson është kulning, këmbëngul Tiderman-Österberg, edhe nëse nuk e quan domosdoshmërisht kështu. Tiderman-Österberg thotë se kjo është për shkak se kulning ka kaluar nëpër një proces "zbukurimi". "Zëri i një gruaje duhet të jetë i bukur, engjëllor dhe jo tinguj i ashpër", tha ajo.

Sidoqoftë, marrëdhënia e Gustafsson me gjashtë lopët e saj, sesi ajo imiton zërat e tyre dhe kujdeset për to, është një fotografi e rrallë e asaj që kulning ishte fillimisht.

"Unë nuk praktikoj kulning ashtu siç flasin shumë prej nesh sot por komunikoj me kafshët. Unë i bëj thirrje, flas me ta dhe i këndoj, ashtu si një mënyrë për t'u lidhur. Ata janë pjesë e familjes time." tha ajo.

https://youtu.be/xNuIyUXgwQM

“Nuk është asgjë për të cilën ne mendojmë. Është diçka që ne thjesht e bëjmë, ”shtoi Lars Arnesson, një nga fqinjët e Gustafsson.

"Ne e praktikojmë atë sepse kemi nevojë që kafshët tona të vijnë në shtëpi."

Tiderman-Österberg thotë se fermerë si Gustafsson që ende praktikojnë kulning po vdesin dhe bashkë me ta lidhja përfundimtare me origjinën e kulning. Kjo e ka shtyrë Tiderman-Österberg të kërkojë status mbrojtës për ta; sot, ajo po punon pa u lodhur për të fituar statusin e Trashëgimisë Botërore të Unesco për traditën e këndimit.

Sidoqoftë, edhe nëse kjo arrihet, kulning tashmë është në rrugën e evolucionit drejt diçkaje tjetër.

"Interesi i shtuar për këtë përdorim interesant zëri vjen nga fakti që kulning ka ndryshuar në dicka më modern.” tha Susanne Rosenberg, profesoreshë në Departamentin e Muzikës Popullore në Kolegjin e Muzikës në Stokholm.

Ajo pranon që koncertet dhe shfaqjet moderne po ndikojnë në rikthimin e njohurive por që kulning tani ekziston kryesisht në kontekstin e artit muzikor.

“Ka një ringjallje. Por kur bëhet fjalë për kulning si një përdorim zëri, ajo kurrë nuk ka qenë më e gjallë, ”tha ajo.

Jinton pranon se "kulning nuk do të jetë kurrë më si më parë. Ishte nga fermerët që thërrisnin kafshë, por mbase tani mund të evoluojë dhe ne mund të përfitojmë prej saj në një mënyrë tjetër ".

Jinton, e cila u zhvendos në fshatin verior të Suedisë ‘Grundtjärn’ në vitin 2010, ka zhvilluar një uebsite që lidhet me pasionin për natyrën. Një komentues në kanalin e saj e quajti atë "Elsa në jetën reale". Ajo qesh, por pranon se ka "diçka magjepsëse" në ndarjen e dashurisë së saj për kulning.

"Nuk ka rëndësi nëse jeni nga Suedia apo Afrika, kulning merr të njëjtin reagim, pa marrë parasysh kulturën", tha ajo.

“Unë ende nuk e di se çfarë është. Ndoshta ka të bëjë me këtë lloj tingulli dhe frekuence që na kujton diçka shumë të lashtë që është mbyllur në ADN-në tonë për një kohë të gjatë. "

“Kjo muzikë ndihmon njerëzit, shëron njerëzit. Unë mendoj se kulning do të vazhdojë të jetë e mirë për ne në këtë mënyrë.” përfundon ajo.

Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë