Rend dhe Ligj

Klajdi Bitri përcillet në banesën e fundit, Balla: Do ndjekim gjyqin në Itali për të vënë drejtësi

Gazeta Si - Disa ditë pas tragjedisë në Ankona të Italisë, mes dhimbjes dhe lotëve është kryer ceremonia mortore e të riut Klajdi Bitri në qytetin e tij të lindjes në Lushnjë.

Familjarë, miq e shok i dhanë lamtumiren e fundit, 23-vjeçari që u vra në Itali nga një algjerian për shkak të një konflikti në rrugë për trafikun e makinave.

LEXO EDHE:
- Dinamika e vrasjes së Klajdi Bitrit në Itali, algjeriani e goditi, i nxorri shtizën nga gjoksi dhe shkoi në plazh!
- Djali iu vra në Itali, babai i Klajdit me lot në sy: Shteti të më ndihmojë të sjell trupin. Gruaja ende s’e di!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë për vizitë në familjen Bitri, ku i ka siguruar se Shqipëria do ta ndjekë procesin gjyqësor ndaj autorëve që iu morën jetën 23-vjeçarit, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.

“Do ta ndjekim procesin gjyqësor në Itali që drejtësia të shkojë në vend”, tha ministri, e ndërsa gatishmërinë e  shtetit për të qenë pranë dhimbjes së tyre për çdo nevojë që do të kenë.

Nga ana tjetër, Bashkia e Lushnjës miratoi 500 mijë lekë për shpenzimet e varrimit të 23-vjeçarit.

I riu u vra disa ditë më parë nga një algjerian me shtizën e peshkimit në përpjekje  për të shuar një sherr me mikun e tij italian.

Ndërkohë, babai i Klajdit, Agim Bitri ritheksoi se nuk heq dorë derisa të gjejë drejtësi për djalin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë