Ngjarje

Dinamika e vrasjes së Klajdi Bitrit në Itali, algjeriani e goditi, i nxorri shtizën nga gjoksi dhe shkoi në plazh!

23-vjeçari shqiptar punonte në port dhe ishte i integruar mirë në Ankona, qytetint ku jetonte dhe ku u vra në përpjekje për të mbrojtur një mik italian. Vëllai i tij, Xhuliano Bitri: E qëlloi me dashje

Gazeta Si - Ai thotë se nuk ka qëlluar, se nuk e ka kuptuar se e ka vrarë, se ka marrë armën, një shtizë që përdoret për peshkim, "vetëm për t'u mbrojtur nga ata të tre" dhe se ngjarja ka qenë aksidentale.

Molloul Fatah, 27-vjeçari algjerian i arrestuar për vrasjen e shqiptarit Klajdi Bitri, një punëtor i ri, i cili vdiq i shpuar nga shtiza në rrugët e ngushta që gjarpërojnë pranë fshatit të lashtë mesjetar të parkut Conero, është në dëshpërim.

A nuk e dinte Fatah që e kishte vrarë Klajdin? Sigurisht, pasi e ka goditur, i ka nxjerrë shtizën nga gjoksi dhe është larguar”, përgjigjet hetuesi që po heton vrasjen në Sirolo, ku të dielën e kaluar një sherr mes shoferëve përfundoi në këtë tragjedi absurde.

LEXO EDHE:
Vritet me shtizë 23-vjeçari shqiptar në Itali, tentoi të ndalonte sherrin ku u përfshi shoku i tij

Nëse algjeriani ishte në dijeni të krimit, ajo që ndodhi menjëherë më pas është edhe më e habitshme: “Ai ka shkuar në plazh me të dashurën e tij dhe ndoshta ka përdorur edhe një pushkë nënujore”.

I njëjti me të cilin tre orë më parë kishte vrarë 23-vjeçarin që ndërhyri për të shuar sherrin e ndodhur pranë një rrethrrotullimi për një arsye shumë banale: ngadalësimin e një makine.

Dinamika e historisë u rindërtua nga karabinierët e kompanisë Osimo, nga ata të hetuesisë dhe të provincës.

Sipas mediave italiane, janë tre makina: e para është një familje me një grua në timon; në të dytën, një “Opel Astra”, janë Fatah dhe e dashura me të cilën jeton në Jesi; në të tretën, një “Mercedes” me targa belge, dy vëllezërit Bitri dhe një i ri i tretë në timon, miq të familjes.

Ndodh që gruaja ngadalëson shpejtësinë se nuk e di rrugën, që Fatah të fillojë të shfaqë nervozizëm dhe burri i zonjës i thotë disa fjalë të tepërta.

Dalin të dy dhe të zihen dhe Klajdi përpiqet t'i ndalojë i ndjekur nga i vëllai dhe djali tjetër. Deri tani të gjithë dëshmitarët janë dakord. Për atë që do të ndodhë më pas, jo.

“E mora pushkën për t’u mbrojtur”, thotë Fatah. “Nuk është e vërtetë, ai e qëlloi Klajdin”, thotë vëllai i viktimës.

“Algjeriani e ka goditur me shqelma dhe grusht burrin tim, - tha gruaja në makinën e parë. – Tre shokët tanë vrapuan për ta mbrojtur dhe kur i pa përballë, algjeriani hapi bagazhin, nxori pushkën dhe qëlloi Klajdin. Në mes të gjoksit”.

Hetuesit duket se besojnë më shumë në këto versione të fundit. “Kam hapur një dosje për vrasje me dashje të rënduar për motive të dobëta”, - përmblodhi prokurorja e Ankonës, Monica Garulli, e cila urdhëroi autopsinë e trupit të Klajdit për këtë të martë.

Kush ishte Klajdi? “Njeri i mirë, punonte në kantieret e Ankonës si punëtor dhe luante me ne, kishte ardhur 5 vite më parë dhe kishte sjellë vëllain dhe të fejuarën”, kujton Pali Gjeçko, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Marke dhe një pikë reference për Nuova Aquila, skuadra multietnike e futbollit e kategorisë së tretë që ka stemën e flamurit shqiptar.

“Luante në mesfushë, i shpejtë, teknikë e mirë, e bënte për t’u zbavitur për të të qenë me ne, sepse besonte në projektin tonë të integrimit, kjo është një tragjedi e pamasë”, thotë i zemëruar trajneri i tij, Taieb Ferjani.

Vrasësi, pa këmishë dhe me fytyrë për tokë, ishte i dëshpëruar: "Jo, jo, nuk e vrava", bërtiti kur e bllokuan agjentëte policisë.

“Ku është pushka?” - pyetën karabinierët të dashurën që ishte aty. Dhe ajo tregoi një çantë në tokë, afër Fatahut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë