Teksa Titanik, Anija e Ëndrrave, po fundoset në natën e 14 Prillit 1912, askush nuk u kursye nga tmerri në bord, madje as fëmijët.
Michel Marcel Navratil ishte pothuajse katër vjeç në atë kohë dhe vëllai i tij Edmond Roger Navratil ishte dy vjeç. Ata mbijetuan nga fatkeqësia, pasi ata u kaluan në anijen tjeter “Collapsible D”, anija e nëntë dhe e fundit, që shpëtoi njerëzit nga fundosja.
Të dy vëllezërit u vendosën në barkë nga z. Michel Navratil, babai i tyre. Kjo ishte kujtesa e fundit që djemtë do të kishin për të – ekuipazhi lejonte vetëm gratë dhe fëmijët në barkat e shpëtimit kështu që ai duhej të qëndronte në bordin e anijes që po fundosej.
Pas fatkeqësisë, njerëzit i quanin dy djemtë Jetimët e Titanikut. Fëmijët frankofon nuk e kuptonin gjuhën angleze dhe i dinin vetëm pseudonimet e tyre, Lolo dhe Momon. Ata ishin fëmijët e vetëm mbetën pa të zot pas shpëtimit të tyre.
Deri sa ata mund të bashkoheshin me jë anëtar të familjes së tyre,, fëmijët u morën nën kujdestarinë e një gruaje që jetonte në Jew York, e cila gjithashtu ishte një ndër të mbijetuarit e titanikut.
Ajo fliste pak frëngjisht , dhe kjo e bëri më të lehtë komunikimin me dy djemtë e vegjël.
U deshën një muaj dhe dhjetëra apele në gazeta me fotografi të Lolo dhe Momon për tu gjetur nëna e dy djemve , Znj. Marcelle Caretto, një grua italiane që jetonte në Nisë, Francë, u soll në Nju Jork më 16 maj 1912.
Por si u bë kjo? Pse po udhëtonin djemtë të shoqëruar vetëm nga babai i tyre? Pse nuk ishte e pranishme nëna e tyre me ta?
Zonja Caretto nuk kishte asnjë ide se djemtë e saj po merreshin në Shtetet e Bashkuara. Ajo kurrë nuk i kishte dhënë një leje të tillë babait të djemve, ish burrit të saj.
Pas divorcit të tyre më parë atë vit, kujdesi i plotë i djemve iu dha Znj. Caretto. Navratil kishte të drejtë të shihte fëmijët vetëm në fundjavë dhe për festa. Pra ai rrëmbeu djemtë e tij për të nisur një jetë të re në Amerikë. Ai i mori djemtë më 5 prill 1912, pak ditë përpara se Titaniku të fillonte udhëtimin e saj të vdekshëm.
Nga Franca Navratil udhëtoi për në Angli. Ai kishte blerë tre bileta të klasit të dytë, por me emrin e rremë të Hoffman. Të tre u hipën në Southampton më 10 prill 1912.
Ndërsa mamaja e dy djemve as nuk e kishte idenë se fëmijët e saj po i merrte aq larg.
Pas fundosjes së anijes trupi i Michel Navratil ishte ndër të parët që u gjet në oqean . ai u varros në varrezat e Baron de Hirch në nova të Skocisë, pasi emri i tij i falsifikuar ishte hebre, desh skush nuk e dinte identitetin e tij të vërtetë.
Djemtë duket se kanë mbajtur vetëm kujtime të mira të udhëtimit.
Michel Marcel e kujtonte Titanikun si një ‘anije madhështore”, imazhin e detit dhe çfarë kishin ngrënë për mëngjes .Ai nuk e kujtoi ndjenjën e frikës. Vetëm se ai ra në gjumë pasi ata ishin vendosur në varkën e shpëtimit.Michel Marcel Navratil vdiq në moshën 92-vjeçare, në vitin 2001. Sipas Shoqatës Historike të Titanikut, ai ishte i mbijetuari i fundit i Titanikut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.