Ka ndodhur

I armatosur dhe i dehur në timon, arrestohet 23-vjeçari në Tropojë

Gazeta Si – Një 23-vjeçar me iniciale A.Gj., është arrestuar në Tropojë, pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Nga verifikimet rezultoi se 23-vjeçari i armatosur e drejtonte automjetin edhe në gjendje të dehur.

Sipas policisë, i riu se kishte qëlluar më parë, me armë zjarri në ajër, të cilën e kishte pa leje. Gjatë operacionit u sekuestruan arma e zjarrit me municion luftarak dhe automjeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë