Gazeta Si – Tre pika “Call Center”-i të paligjshme janë goditur në Tiranë mbrëmjen e të hënës në një operacion, ku sipas policisë janë sekuestruar rreth rreth 891 mijë euro, si dhe një numër i madh pajisjesh elektronike, përfshirë qindra kompjuterë, telefona dhe pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për mashtrime kompjuterike.
Operacioni policor i koduar “Ghost call”, ka vënë në pranga 10 persona, u ekzekutuar dy masa sigurie për një shtetase, si dhe u shpallën në kërkim katër të tjerë, secili me role të ndryshme.
Ashtu sikurse u cilësua në fillim, tre qendra të ndryshme u goditën nga ky operacion, por gjithashtu u zbatua kontroll në nëntë banesa të shtetësve të dyshuar.

Në njoftimin e saj zyrtar, policia tha se hetimi i operacionit të koduar “Ghost Call”, ka zgjatur rreth dy vite dhe ka nisur pas një kërkese për informacion nga Austria.
Gjatë këtij procesi është zbuluar një rrjet i organizuar që merrej me mashtrimin online të shtetasve të huaj.
Me vendim të Gjykata e Tiranës janë ushtruar kontrolle në disa ambiente dhe banesa të personave të dyshuar. Në momentin e ndërhyrjes, në këto ambiente janë gjetur operatorë që po ushtronin aktivitetin e paligjshëm. Në total janë caktuar masa sigurie për 9 persona.
Shtatë prej tyre janë në arrest me burg, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Për dy persona të tjerë është vendosur ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje.
Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kishin role drejtuese në këtë aktivitet.
Policia sekuestroi: 443 kompjuterë; 238 telefona celularë; 6 laptopë; pajisje të tjera si HDD, DVR etj., dhe vlera të konsiderueshme monetare, në total 891,735 euro.
Sipas burimeve, mijëra qytetarë evropianë dyshohet se janë mashtruar, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar nga ky aktivitet dyshohet të kalojë shifrën e 50 milionë eurove.
Kështu, u ekzekutuar pesë nga shtatë masa sigurie “arrest në burg” për shtetasit:
E. D., 47 vjeç,
M. H., 23 vjeç,
T. A., 22 vjeç,
L. T., 32 vjeç
Xh. M., 28 vjeç.
Në kërkim u shpallën: Xh. H., 30 vjeç dhe M. L., 28 vjeç.
Më tej u ekzekutua masa e sigurisë “ndalimi për të dalë jashtë shtetit” dhe detyrim për paraqitje për shtetasen A.V., 33 vjeç. Po për të njëjta masa sigurie u shpall në kërkim shtetasi L.C., 25 vjeç.
Në flagrancë u arrestuan:
K. B., 38 vjeç,
E. H., 26 vjeç,
B. B., 25 vjeç,
K. D., 25 vjeç
E. T., 32 vjeç,
si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. J., 24 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje