Njerez

Indeksi Global i Urisë, Shqipëria përmirësohet, por mbetet e fundit në rajon

Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria është përmirësuar me 3 vende në Indeksin Global të Urisë për vitin 2023, duke u pozicionuar e 30-a nga 125 vende. Sa më i lartë të jetë numri i renditjes, aq më e ulët është niveli i urisë në vend.

Gjithsesi, matur sipas pikëve, Shqipëria është përmirësuar vteëm me 0.1, në 6.1.

Pozicioni i Shqipërisë nuk duket optimist kur bëhet krahasimi me vendet e rajonit, ku vendi jon qëndron në fund. Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia bëjnë pjesë në 20 vendet e para me nivel të ulët të urisë, duke vlerësuar me më pak se 5 pikë.

Sipas Indeksit, në analizë nuk merret vetëm pamundësia e të paturit ushqim, por edhe llojin e ushqimit dhe vlerat ushqyese për individët. Një ndër këto tregues është edhe niveli i anemisë tek vajzat dhe gratë. Në një renditje me nivelet më të larta të anemisë për shkak të kequshqyerjes është edhe Shqipëri, ndonëse listohet e parafundit.

Sipas grafikut, prevalenca e anemisë në vajzat shqiptare të moshës 18-24 vjecc është 18.1.

Vendet të cilat zënë vendin e parë për urinë në botë janë Jemeni, Madagaskari dhe Kongo.

Indeksi Global i Urisë është një mjet për gjithëpërfshirës i cili ndjek dhe mat urinë në nivel global, rajonal dhe kombëtar. Ky raport merr në analizë vetëm vendet në zhvillim dhe mat urinë bazuar në vlerat e katër përbërësve tregues që janë shkalla e vdekshmërisë nën pesë vjeç, prevalenca e humbjes së fëmijës, pëhapja e fëmijëve të pazhvilluar, dhe përqindja e të pangopurve.

Raporti thekson se “Indeksi Global i Urisë” në edicionin e këtij viti na vendos përpara një realiteti të zymtë. Rezultatet për botën pasqyrojnë mbivendosje të krizave globale dhe lokale duke përfshirë pasojat e pandemisë COVID-19, luftën Rusi-Ukrainë, konflikte të tjera të dhunshme apo edhe fatkeqësitë natyrore në mbarë botën. Këto ngjarje kanë shtyrë disa vende në kriza ushqimore, ndërsa vende të tjera janë përgjigjur me elasticitet. Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë goditur veçanërisht rëndë në krahasim me vendet me të ardhura të larta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë