Futboll

Futbolli i Putinit, cilët janë oligarkët rusë që rrezikojnë nga sanksionet!

Gazeta Si - Në fillim Roman Abramoviç, cari i Londongradit. Pastaj erdhën të tjerët. Disa janë distancuar, pas pushtimit të parë të Donbasit në 2014-ën. Të tjerë kanë falimentuar, ose kanë përfunduar më keq. Sot nuk janë edhe aq të shumtë oligarkët rusë që investojnë në futboll në Europë.

Në Angli, përveç Roman Abramoviçit, është uzbeko-rusi Alisher Usmanov, 68 vjeç, ish-aksioner i Arsenalit me 30% dhe tani top sponsor i Evertonit dhe aksioner në minorancë, - me kompanitë “Usm”, “Megafon” dhe “Yota”, - që ka derdhur 36 milionë euro për ‘naming right’ të stadiumit të ri. Është ndër oligarkët e parë të futbollit që është sanksionuar.

Alisher Usmanov dhe Vladimir Putin. Gazeta Si, 6 mars 2022

Në Burnemuth, në Championship, - kategoria e dytë, por në Premier Ligë nga 2015-a në 2020-ën, operon Maksim Demin, 52 vjeç. Ai u fut në klub në vitin 2011 me 12 milionë euro, kur klubi ishte në kategorinë e tretë. Në 2015-ën shiti 25% të aksioneve të klubit te fondi amerikan, për t’i riblerë në 2019-ën. Ka marrë pasaportën britanike, që sot e mbron nga sanksionet.

Në Principatëne Monakos, Dmitri Rubolovlev, 55 vjeç, nga Permi, me 7 miliardë euro pasuri, është ish-pronari i “Uralkali”, kompania më e madhe e prodhimit të kaliumit, që iu shit (me miratimin e Putinit) Kerimovit, një oligark më afër Kremlinit dhe mik i Trump, nga i cili bleu në 2008-ën për 100 milionë “Maison de L’Amitie” në Palm Beach. Një jetë për romancë ajo e tij.

Maison de lAmitie, qe Rubolovlev e ble nga Tramp. Gazeta Si, 6 mars 2022

Kardiolog, 11 muaj burg në 1996-ën me akuzën e vrasjes së një bashkëpunëtori të “Uralkali”, kompani minerare, blerje aksionesh nga punëtorët në këmbim të vodkës dhe Ladës, makinave sovjetike. I ka shkuar shumë mirë, sepse nga 2000-shi e më pas çmimi i kalumit është rritur 5 herë. Dhe në 2010-ën largohet nga kompani, shkon refugjat në Zvicër dhe më pas zhvendoset në Montekarlo.

Bleu “AS Monaco” për 1 euro në dhjetor të 2011-ës me “Rigmora Holdings Limited”, kur ajo notonte në fundin e Ligue 2. Sot ka një koleksion arti nga Gauguin te Picasso, ishullin Skorpios në Greqi, një super papafingo në “Central Park” në Nju Jork dhe një vilë në Hauaji. U nda nga bashkëshortja Elena, që nga divorci përfitoi rreth 3.5 miliardë euro, 1/3 e pasurisë së atëhershme të Rubolovlev.

Në Monako ka fituar një titull në Ligue 1 në 2017-ën me Mbapenë e ri, që iu shit më pas PSG-së për 180 milionë euro. Ka shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe ka marrë në principatë Falkaon dhe Hames Rodriguez, Bernardo Silvën dhe Fabinjon. Rubolovlev, që në 2017-ën bleu në Belgjikë edhe Cercle Bryzhin, ka pasaportë qipriote.

Ai është distancuar nga Putini, duke thënë se ka bërë biznes para ngritjes së tij dhe ende nuk bën pjesë tek oligarkët që saknsionohen në Europë. Edhe pse emri i tij bën pjesë në “Putin Açountability Act”, – lista e personave që kanë lidhje me presidentin rus që rrezikojnë sanksione, e bërë nga deputetët e kongresit amerikan. Të dielën e shkuar manjati rus ishte në tribunë përkrah Princit Albert, zëvendësit të tij Oleg Petrov, vajzës së tij Ekatarina dhe bashkëshortit të saj uruguaian Juan Sartori, aksioner në minorancë te Sundërlendi.

Rubolovlev dhe princi Albert, duke ndjekur nje ndeshje. Gazeta Si, 6 mars 2022

I fundit në listë është Valerij Oyf, pronari i Viteshes në Holandë. I lindur në Odesa të Ukrainës në 1964-ën, ai e mori klubin në 2018-ën nga një tjetër oligark, Aleksander Çigrinski, që e kishte blerë Viteshen në 2013-ën (klubi i parë holandez me pronar të huaj).

Ish-drejtor i “Highland Gold Mining Company” dhe kompanive të naftës “Rosneft” dhe “Gazprom”, miq të Putinit dhe sponsorë të UEFA-s dhe Shalkes, sipërmarrës në sektorin e naftës dhe gazit, por edhe në atë të nxjerrjes së arit dhe mineralëeve. Ai ka qenë drejtues i “Millhouse Capital”, që administronte pasuritë e Abramoviçit, ndaj dhe Viteshe ka qenë si filial i Çelsit.

Nga ky ekip në Londër kanë kaluar Van Ginkel, braziliani Piazon, serbi Nemanja Matiç, Mezon Mount, Bertrand Traore, ndërsa sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, luajti një sezon si i huazuar nga Çelsi tek ekipi holandez.

Ivzan Savidis feston titullin me ekipin e PAOK-ut. Gazeta Si, 6 mars 2022

Në Greqi dhe jo vetëm është mjaft i njohur Ivan Savidis, 62 vjeç, president i PAOK-ut të Enea Mihajt që nga viti 2012. Është ai që shkonte në stol me pistoletë. Ka lindur në Gjeorgji, është diplomuar në Rostov dhe është pronar i “Agrokom”, që vepron në Rusi dhe në Greqi. Prej vitit 2003 është anëtar i Dumës në partinë e Putinit. Po ashtu, Savidis është edhe pronar gazetash dhe televizionesh. Ai, Oyf dhe Demin nuk janë në listën e zezë të Europës dhe SHBA-ve, por tani…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë