Tani është zyrtare, fitorja e Borussia Dortmund kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League i lejon Gjermanisë që të ketë pesë skuadra në edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të mirë evropian.
Pas Italisë qe e konfirmoi më herët pjesëmarrjen me pesë ekipe në Champions-in e ardhshëm, tashmë edhe Gjermania e konfirmoi një shifër të tillë.
Një arritje e madhe e skuadrave italiane dhe gjermane që me ecuritë e tyre në Europë u siguruan vendeve përkatëse pjesëmarrjen me më shumë ekipe sezonin tjetër. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.