Biznes

Festa e ëmbël ndërkombëtare e Nutellas: Bota në vazon prej qelqi

Çfarë është Nutella? Një krem lajthish? Një kavanoz qelqi? Një brand? Të gjitha të treja. Edhe diçka më ndryshe: një mit. Prandaj për të ka edhe një ditë feste të dedikuar, Dita Botërore e Nutellas: 5 shkurti. Ajo që me qënësinë e saj ka shërbyer për të krijuar festën e përditshme të milionëra njërëzve në botë. Nuk ka asgjë që ta përmbush ditën si Nutella – dhe nuk ka asgjë më të mrekullueshme se ajo, nuk e mendoni edhe ju? Nutella është Nutella.

E lindur më 1946 si "Superkremi", bëhet një brand kur Michele Ferrero në 1964-ën i ndryshon emrin, sistemon formulën dhe i shërben në tasa dhe gota. Kush nuk ka në dollapët e vet të kuzhinës të paktën disa prej kavanozëve të Nutellas? Nutella i përket asaj kategorie që shumë e kanë përkufizuar si "dizajn pa dizainer", që kuptohet se është sekreti i fatit të saj. Dizaini i ngjizur nga dizainer të mëvetëishëm, emrat e njohur që kanë bërë atë që quhet Made in Italy. Dhe përtej përmbajtjes së saj, është mbi të gjitha një produkt dizaineri, një inovacion i jashtëzakonshëm marketingu.

Harta e Italisë

Në zonën Alba (në Itali, ku është krijuar Nutella) dhe përqark ekzistonin dhe ekzistojnë prodhues të ndryshëm të kremit të lajthive, disa syresh edhe të shkëlqyera, por askush nuk ka patur imagjinatën për ta transformuar në markë, për ti dhënë një emër të lehtë: Nut, që do të thotë lajthi; dhe ella, një fund me tingull të mahnitshëm, femëror, ndjellës. Instrumenti i dytë që i ka shkaktuar suksesin e padyshim publicitetin, që ndërmarrja e Albës ka zhvilluar me inteligjencë të madhe: popullariteti kombëtar, kur nuk ekzistonte ende, përveçse si element gjysmashije. Nutella ka fisnikëruar veten përmes Jo Condor, në vitet shtatëdhjetë, më pas duke kultivuar rritjen e kërkesës me "Mami ti e di " që prezupozon marketingun i cili i drjetohet nënave dhe fëmijëve (kremi për të lyer bukën me fëmijët në shtëpi).

Familjet e “Made in Italy”: historia e Nutellas

Dizainerat kanë luajtur me me vlerat emocionale të produktit në mënyrë intuitive, duke theksuar identifikueshmërinë me empatinë. Madje edhe në momentin e krizës ekonomike, ditur të kombinohet me elementin bazë, bukën, një ide ushqimi që është e ushqyeshme dhe e thjeshtë sëbashku. Kaq, është kaq e elaboruar konceptualisht si Nutella. Një thjeshtësi komplekse, siç u ndodh produkteve që shpërthejnë imagjinatën kolektive e pozicionohen në atë sferë që studiuesi Barthes e ka përkufizuar si "mitet e sotshme ".

Cili është misteri i këtij miti?

Kakaoja, çokollata në versionin e saj më lokal dhe mbi të gjitha të ëmbël.

Kakaoja është një antidepresiv natyror; është i shijshëm dhe stimulues. Në fund të fundit Nutella është pasardhësi i “Brodo indiano”, siç e përkufizonin barokët, pije e lëngshme që ka bërë për vete Europën në konkurrencë me çajin dhe kafenë. Pije gjsymësolide që e ka themelin në gjendjen e lëngshme, aspekt tjetër joshës. Në një botë ku gjithçka është solide, ose e lengshme, krijimi i ushqimit gjysmë të lëngshëm, ose gjysmësolid, ka një vlerë alternative. Kavanozi dhe vazoja bëhen plotësuesi më i qënësishëm, por jo për këtë Nutella është ajo që është, është përmbajtja e saj.

Qelqi , është një material që përfaqëson pastërtinë, transparencën, dhe në një mënyrë lumturinë. Ja, ndoshta sekreti i brandit të këtij kremi qëndron pikërisht në fjalën lumturi, që shpjegon 400.000 ton konsumi në të gjithë botën. Mjafton pak për të qenë të lumtur. Vendosni një gisht në kavanoz dhe na tregoni shijen. Dizaineri, Paolo Ulian, shpiku biskotën për ta kredhur në Nutella - i hodhi një lugë çaji dhe pastaj e shijoji.

Shija është në kulmin e saj me Nutellan, dhe nuk ka nevojë për të evokuar doktor Frojdin për të kuptuar që lumturia është rikthimi i fëmijërisë çdo ditë në të gjitha ditët e vitit. Përsëritja është përplotësimi i kësaj fantazie të kënaqësisë së mirë. Ju duket pak?

*Burimi: La Repubblica


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë