Komunitet

Feminizmi më mësoi si të jem një burrë më i mirë

“Ndjeva një neveri të madhe për meshkujt dhe stomaku filloi të më përzihej “

Këto nuk janë fjalët e një gruaje që dëshmon si pjesë e lëvizjes #MeToo dhe nuk janë fjalët e Christine Blasey Ford, i cila dëshmoi kundër kandidatit të gjykatës së lartë Brett Kavanaughnw  javën e kaluar.  Kjo është, përvoja e njërës prej shumë grave që kanë treguar historitë e tyre  në librin “Seksi i dytë” i feministes franceze Simone de Beauvoir në vitin 1949.

“ Unë mora nga rafti një libër që fliste për feminizmin, e kisha lënë atje për shumë kohë, të paprekur për vite të tëra, nuk e dija as ekzistencën e tij deri në momentin që dikush e përmendi në një seminar në universitetin suedez ku unë punoja,” thotë Harvey Weinestein.

“Një ditë pas seminarit më lindi dëshira për të lexuar, për përvojat e grave, të mësoja diçka të re. Ka qenë e dhimbshme të dëgjosh tregimet e abuzimeve sistematike seksuale që janë shfaqur në lëvizjen #MeToo,  duke u detyruar të shoh gjëra që unë nuk i kisha parë në të kaluarën,” shton ai.

Simone de Beauvoir

 Në këto libra ai shprehet se kishte kuptuar, që shpeshherë fajësoheshin viktimat, por ai kurrë nuk kishte parë herë të tjera dhimbje kaq konkrete dhe tronditëse.

Gazetari Richard Godwin ka treguar për The Guardian se si, në kërkimin e tij për të analizuar gratë, gjeti histori të ndryshme që tregonin se feministët i urrenin burrat, për shkak se ata flisnin me adhurim vetëm për baballarët e tyre dhe tregonin se  vetëm ata ishin të aftë në gjithçka.  “U  tregova i qetë, fillova të tregoja solidaritet me lëvizjen #MeToo dhe u mundova të kuptoja më shumë gratë, kështu që vendosa ta kaloj muajin duke lexuar disa libra të feministe të ndryshme në botë, për të cilat nuk isha interesuar asnjë herë më parë.  Unë mendoja se kishte tregime të turpshme dhe të pahijshme në këto libra, por nuk isha i sigurt deri në momentin që i lexova,” thotë Godwin.

“Ndoshta nuk  ishte aq e vështirë të kuptoje gratë.  Gjatë këtij muaji unë bëra një listë për veprat që do të lexoja. Me ndihmën e redaktorëve të gazetës krijova një listë me 13 vepra për t’i lexuar, duke filluar nga,  “Një justifikim i të drejtave të gruas” të Mary Wollstonecraft, 1792; Seksi i dytë, Simone de Beauvoir, 1949; Mistika femërore, Betty Friedan, 1963  dhe shumë të tjera. Në fillim të shtatorit, fillova të lexoj. Në gjysmë të librit  “Seksi i dytë” nga De Beauvoir, unë pashë një pasazh që përmblidhte kuptimin  tronditës të  lëvizjes #MeToo. De Beauvoir shkruan se pothuajse të gjitha gratë e reja, duke përfshirë  dhe ato, që ajo i quan “të mbrojtura mirë”,  janë ekspozuar ndaj incidenteve të këqija, të cilat heshtin ndaj dhunës,”   Kjo më kujtoi vjeshtën e kaluar ku shikoja lajmet në mbrëmje me bashkëshorten, dhe  vajzën time  tetëvjeçare, për  akuzat që nxirrte në pah lëvizja #MeToo,” shton gazetari.

Richhard Godwin

 Në shumë lajme u treguan disa nga  dëshmitë që ishin shpërndarë në rrjete  sociale.  Në momentin që raportohen gjëra të tmerrshme ne mundohemi të mbrojmë mirë familjen tonë, pavarësisht vendit ku jetojmë, për këto incidente të mjerueshme nuk duhet të heshtim pasi krijojmë një botë të pa mbrojtur për femrat.

Në librin e saj De Beauvoir tregon historinë një vajze të re, jo më shumë se 10 vjeçe, e cila është e përdhunuar nga gjyshi i saj. Ajo nuk gjente guximin t’i tregonte prindërve të saj. “Incidente të tilla zakonisht mbahen në heshtje për vajzat për shkak të turpit që do të  shkaktojnë. Për më tepër, nëse ajo i tregonte prindërve të saj, ata do ta qortonin duke i thënë, ‘Mos thuaj gjëra të tilla, ti ke një mendje të keqe.

Mbaj mend akuzat kundrejt kundër Jean-Claude Arnault, figurës kulturore me ndikim, i cili është i martuar me një nga anëtarët e akademisë suedeze. Në një artikull të botuar në gazetën Dagens Nyheter, 18 gra treguan historitë e tyre. Në detaje grafike, ata përshkruan raste abuzimi dhe përdhunimi dhe Arnault u akuzua për shfrytëzimin e fuqisë së tij për të kërcënuar dhe shantazhuar gratë. Ai pretendonte se kishte në shënjestër të veçantë, ato që ishin më  të dobëta, të pambrojtur ose të përdhunuarat më parë.  Arnault u dënua me dy vjet burg për përdhunim. Rastet e tjera  nuk u morën parasysh për shkak të mungesës së provave. Vetëm katër nga gratë që dëshmuan kundër tij treguan fytyrat e tyre.

“Asnjëherë më parë nuk e kisha kuptuar turpin e të qenurit viktimë, deri në momentin që lexoja rreshtat e grave që ishin përdhunuar dhe nuk e tregonin fytyrën e tyre,” thotë Goodwin

“Më vjen turp që isha një nga ato që ai zgjodhi si viktimë e tij.Ai më zgjodhi mua sepse isha e pa mbrojtur  dhe tepër e dobët për ti thënë jo në ato momente,” shkruan njëra nga gratë.

Pyes veten, duhej të ndodhte lëvizja #MeToo që shkrimet e këtyre grave të  mos dukeshin abstrakte. Në fund të fundit, kjo histori është thënë një mijë herë më parë. Ishte atje, në shtyp të madh, dhe jo vetëm në librat e feministeve.

Lëvizja #MeToo

Gay Bad  një tjetër feministe tregon historinë e një vajzë 11 vjeçare, e cila ishte përdhunuar nga një grup djemsh dhe burra në Teksas. “Ishte vajza 11 vjeçare e lënduar, jo qyteti. Ishte jeta e një vajze 11 vjeçare e cila u shkatërrua, jo jeta e burrave që e përdhunuan,” shkruan Gay.  Më pas ajo tregonte në librin e saj historinë e saj personale që tronditi të gjithë opinionin. Një ditë ajo dhe i dashuri i saj po bënin xhiro me biçikleta në pyll.  Ajo nuk e dinte që miqtë e tij po i prisnin në një kasolle të braktisur aty pranë. Djali e shtyu atë në tokë dhe i hoqi rrobat. Ajo u përdhunua nga grupi, i cili e mbajti  atje për orë të tëra. “Ndjeva frikë, por nuk dija të thosha jo,”shkruan  ajo. Pasi u përdhunua, Gay nuk i tha asnjë fjalë askujt, pasi nuk donte të hynte në telashe.

Pak javë pasi u ngritën akuzat kundër Arnault, një politikan liberal në Suedi shkroi se duhet të bëjmë dallimin mes viktimave të vërteta dhe viktimave të rreme, duke pretenduar se  jo të gjitha gratë e lëvizjes #MeToo ishin të përdhunuara. Ai tha se problemi është se shumë gra dëshirojnë të bëjnë rolin e viktimave.  Më pas një gazetare liberale tha se gratë duhet të donin më shumë vetën e tyre kështu  qindra gra suedeze, të gjithë aktoret, u bashkuan me lëvizjen #SilenceAction, duke publikuar një seri të gjatë  ngjarjesh të sulmeve seksuale.

“Para #MeToo, nuk e kisha kuptuar vërtet lidhjen mes fuqisë dhe abuzimit seksual. E kisha parë,si diçka të  natyrshme. Gratë po shpjegonin vuajtjen e tyre dhe unë isha duke mësuar nga ato ,” thotë Godwin. Këto incidente ndodhin në  vazhdimësi dhe bota femërorë   shtrihet në “mjerimin e vogël social të heshtjes dhe vdekjes së dhunshme”.

Godwin shprehet se nuk e kuptonte se si munden njerëzit të idealizojnë këmbët e lidhura dhe gratë e gjymtuara? Në të gjitha librat në listën e tij flitej për gratë që ishin përdhunuar brutalisht dhe kishin përjetuar sulme seksuale nga më të tmerrshmet.  

 Gjatë kohës që lexonte librat ai kuptoi se gratë duhet të kenë ëndrra më të mëdha se të jenë amvisa në shtëpitë e tyre.  “Ndërsa mbarova librin e fundit, po mendoja për të gjithë burrat  dhe për të gjitha gratë që refuzojnë të quhen feministe,” shton ai.  . Shkrimtaret thonë se sa herë që paraqiten si feministe, njerëzit mendojnë se ato janë lesbike, që urrejnë meshkujt dhe duan të bëjnë jetë të mjerueshme. Mbas leximit të literaturave Godwin theksoi në shkrimin e tij se duhet të “krijojmë një lëvizje arsimore masive, që të gjithë të mësojnë për feminizmin. Sipas tij shumë  incidente mund të shmangen, gratë duhet të mësojnë  të thonë “jo” dhe të reagojnë menjëherë nëse sulmohen

“Duke përmendur këto libra, kujtova diskutimet që filluan në universitetin tim rreth një vit më parë kur, të inkurajuar nga shkrime që dukeshin revolucionare, kemi diskutuar një sërë idesh radikale për të lehtësuar mundësitë e karrierës për gratë, për të ofruar hulumtime të rëndësishme, për rekrutimin e grave në pozita të larta akademike ndërkohë që  një vit më vonë e gjej veten duke lexuar libra të ndryshëm të cilët ndikuan në perceptimet e mia. Tashmë mendoja gjatë gjithë kohës se si të bëhesha një burrë më i mirë,”thotë Godwin.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë