Ekonomi

Eurostat: Inflacioni i Shqipërisë kaloi nivelin e 2%

Inflacioni i Shqipërisë sipas metodës së Eurostat  vlerësohet në 2.1%, më i lartë nga se është raportuar në vendin tonë dhe duke kaluar objektivin e vendosur nga BSH-ja për të, prej 2%.

Sipas metodës së Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur në grupin e transportit me 4.2%, ndjekur nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 2.8%, komunikimi me 2.7% dhe pije alkoolike dhe duhani me 2.2%

Në muajin Qershor 2021, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -1.0%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit ushqime dhe pije joalkoolike me 3.1%, pasuar nga grupi veshje dhe këpucë me 0.2%.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë. IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Europës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Europiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) janë hartuar për të matur ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga të gjithë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. IÇK dhe IHÇK përdoren si matës të inflacionit të konsumit.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Europiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit përmban 329 produkte në shportë, ndërsa matjet nga IÇK bazohen në 331 produkte.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë