Mendim

Inflacioni. Cili është më i besueshëm, BSH apo BE?

Brenda më pak se një muaj, shqiptarët mësuan dy norma të ndryshme inflacioni. Banka e Shqipërisë e mati 1.6%, por Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Europian, ka  raportuar se inflacioni në vendin tonë gjatë muajit qershor ka arritur në 2.2%.

Një çështje është besimi tek shifrat.

Cila është e vërtetë? Dhe Kush është më i besueshëm, BSH apo BE?

Por çështja nuk mbetet vetëm tek saktësia e shifrave por vlera në vetvete. Pasi  2% është kufiri i sipërm,  objektiv i BSH që të mos kalohet.

Pyetja është a po kalon inflacioni, ose më saktë apo rriten çmimet përtej qëllimit?  

Një përgjigje pse dalin shifrat ndryshe mund të jetë shporta e produkteve tek të cilat matet ndryshimi i çmimeve. Nëse është kështu atëherë dikush duhet t’i ndryshojë.

Pse ka rëndësi të dimë inflacionin?

Pas karantinës së vitit të kaluar, tani ekonomitë botërore po luajnë në fushën e inflacionit.

Të ndrydhur nga konsumi në karantinë, rritja e inflacionit si fillim sjell buzëqeshje për të gjithë sepse njerëzit po nisin të shpenzojnë. Por kjo sipas ekspertëve mund të zgjasë fare pak dhe pas buzëqeshjes vjen ngrysja e vetullave që e sjell hiperinflacioni.

Çfarë është hiperinflacioni?

Hiperinflacioni është tejkalimi i normës së synuar të inflacionit nga rritja e kërkesës së konsumatorëve, qarkullimi masiv i parasë si edhe politika të lira monetare.

Momentalisht, ekspertët botërorë po mundohen të ndalojnë një rrezik të tillë në të ardhmen, nxitur nga shpenzimi masiv, rritja e konsumit dhe politikat monetare të lehtësuara nga pandemia.

Kalimi mbi 2% i inflacionit në Shqipëri nuk shfaq tendenca të hiperinflacionit, por rreziku rrotullohet aty.

Ndaj duhet ta dimë saktë ku jemi...


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë