Filma

“Engjëlli i krimit”, historia e vërtetë e vrasësit adoleshent argjentinas

Carlos Eduardo Robledo Puch, sapo kishte mbushur njëzet vjeç, kur u arrestua në vitin 1972, pasi kishte kryer 11 vrasje, 17 grabitje dhe krime të tjera të shumta.
Historia e pabesueshme e këtij djali argjentinas është në qendër të “Engjëlli i krimit”, një nga filmat më të ndjekur në teatër gjatë fundjavës, nën regjinë e Luis Ortega.
I njohur ndryshe edhe si “Engjëlli i vdekjes”, për fytyrën e tij engjëllore dhe për flokët e bardha, Puch (i cili është gjallë dhe po vuan një dënim të përjetshëm) përshkruhet në të gjitha çmenduritë e tij, si një djalë, i cili nuk mund ta kuptojë atë që po bën dhe që gjeneron rreth vetes një spirale të vazhdueshme në rritje të dhunës.


Prezantuar në Festivalin e Filmit në Kanë 2018 në seksionin ‘Un Certain Regard’, “Engjëlli i Krimit” është një film tronditës për atë që përshkruan dhe për një skenë që, shpesh duke luajtur në paradoks, fokusohet në ngjyra të forta, perde ironike dhe në një fonogram që ka bërë histori. Për këtë ka edhe dy këngë nga Palito Ortega, një artist i mirënjohur dhe babai i regjisorit të filmit.
Filmi fokusohet pothuajse tërësisht në kontrastin e thellë midis aspektit interesant dhe qetësues të protagonistit shumë të ri në moshë dhe veprimeve jashtëzakonisht makabre dhe të dhunshme që kryen, duke arritur të mbajë të gozhduar shikuesit gjatë shfaqjes.
Në pjesën qendrore duket sikur ka një tepri dhe idetë e drejtuara nuk janë shumë origjinale, por në përgjithësi filmi ka sukses në synimin e tij, duke dhënë gjithashtu një përfundim impresionues.
Bie në sy performanca e shkëlqyer e protagonistit Lorenzo Ferro, por i tërë filmi shkon në unison, ku ndër aktorët janë edhe fytyra të njohura si Cecilia Roth, Luis Gnecco dhe Chino Darín, biri i Ricardo.
Lidhur me këtë film, mes inovacioneve është edhe “Selfie” italiane, një dokumentar interesant nga Agostino Ferrente, paraqitur në seksionin ‘Panorama’ në Festivalin e fundit të Filmit në Berlin.
Ngjarja është vendosur në Napoli, në një nga lagjet më të vështira dhe rrethi i Trajanos ka si protagonistë, Alessandro dhe Pietro, dy miq të rinj, të cilëve regjisori u ka kërkuar të përshkruajnë jetën e tyre, me anë të një smartfoni.
Dhe kështu ka lindur një histori e angazhuar dhe e sinqertë, e cila e fotografon atë zonë të Napolit, ku në vitin 2014 Davide Bifolco, një gjashtëmbëdhjetëvjeçar pa të dhëna kriminale, u vra nga të shtëna armësh nga një polic gjatë një ndjekjeje që përfundoi tragjikisht.
Djemtë, në të vërtetë bashkëpunëtorët e këtij eksperimenti të rëndësishëm, flasin dhe diskutojnë me njëri-tjetrin, të pasigurt dhe ndonjëherë edhe nuk bien dakord, se sa e përshtatshme është të tregosh e të përshkruash, veçanërisht në lidhje me armët dhe veprat penale që janë në rend të ditës.
Ky film në njëfarë mënyre ka stimuluar edhe reflektimin mbi mundësitë e gjuhës së dokumentarit: ndoshta ka edhe naivitet, por është në gjendje të shtyjë dhe të bëjë njerëzit të mendojnë për trajtimin e një teme delikate, siç është ajo e një lagjeje të varfër, ku tundimi për t’u përfshirë në krimin e organizuar është shumë i fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë