Mendim

Ekspertët: Hapja e negociatave për Tiranën e Shkupin do të shtyhet sërish

Shtyrja e hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mungesa e vullnetit për dhënien e liberalizimit të vizave në Kosovë dhe përsëritja e mesazheve që rruga e Serbisë në BE mund të zgjasë shumë më shumë sesa ishte planifikuar ka shkaktuar një valë të gjerë pakënaqësi dhe revoltë në Ballkanin Perëndimor, e pasqyruar edhe nga protestat që kanë pushtuar rajonin.

Edhe pse Strategjia e Zgjerimit e publikuar në shkurt të vitit të kaluar përhapi optimizëm në të gjithë rajonin, deklaratat e fundit që vijnë nga Franca dhe Holanda tregojnë se mbështetja e vendeve anëtare për zgjerimin e BE-së me Shkupin dhe Tiranën ka rënë.

Për ekspertin e Këshillit të Politikave të Demokratizimit, Bodo Weber, presidenti francez Emmanuel Macron nuk pritet ta mbajë premtimin dhe të mbështesë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor, pasi zgjedhjet e Parlamentit Europian të kenë kanë mbaruar.

Analisti i njohur ka dhënë një parashikim aspak pozitiv për vendin tonë duket thënë se pret që negociatat me Maqedoninë e Veriut të hapen këtë vit, por se ka shumë rezerva kur bie fjala tek Shqipëria, duke theksuar se situata në vendin tonë është bërë më e ndërlikuar për shkak të krizës politike. Sipas tij, një tjetër shtyrje do të ishte një goditje e rëndë për Shkupin dhe Tiranën.

"Vonesa e vendimit në vitin 2018 e ka komplikuar tashmë procesin e marrëveshjes së Prespës dhe dëmtoi demokracinë dhe sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Një vonesë tjetër do të ishte e papërballueshme", thotë Weber, duke e krahasuar situatën me Kosovën. “Përkundër plotësimit të të gjitha kërkesave për liberalizimin e vizave, të cilat janë hequr tashmë për vendet si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, shqiptarëve të Kosovës iu mohua udhëtimi i lirë nga Këshilli i Ministrave, i cili vendosi të mos ndjekë rekomandimet e Komisionit. Ky ishte një turp për BE-në dhe një goditje e madhe për kredibilitetin e Bashkimit Europian në Kosovë", shton eksperti.

Emmanuel Macron dhe Zoran Zaev

Vlerësimi i tij duket se është në përputhje edhe me veprimet e fundit të kryeministrit Haradinaj, i cili, pavarësisht nga presioni i vazhdueshëm diplomatik nga anëtarët kryesorë të BE-së, ende nuk ka hequr tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Weber nuk është i vetëm në paralajmërimin e tij. Edhe Nikolaos Tzifakis, profesori i politikave në Universitetin e Peloponezit thotë se BE-ja nuk duhet ta përkeqësojë situatën duke përsëritur ngjarjet e vitit të kaluar,

"Nëse BE-ja nuk hap negociatat, BE-ja do të humbasë kredibilitetin në rajon. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nevojë edhe për tetë vjet të tjera për anëtarësimin në BE. Prandaj, BE ka kohë të mjaftueshme për të zgjidhur problemet e saj para pranimit të njërës prej këtyre dy vendeve ", thotë ai duke kujtuar se situata është tashmë më e komplikuar këtë vit për shkak të zgjedhjeve parlamentare europiane.

"Një mënyrë tjetër për të interpretuar mungesën e entuziazmit për çdo vendim që do t'i sillte vendet e Ballkanit Perëndimor një hap më afër BE-së midis disa vendeve anëtare është situata e tyre e brendshme politike", shton Weber.

"Kjo është veçanërisht e vërtetë për Holandën dhe Danimarkën, të cilat gjithashtu votuan kundër hapjes së negociatave në vitin 2018, si pasojë e partive populiste që i ushtrojnë presion qeverisë" shpjegon ai.

Sondazhi më i ri i Eurobarometrit shpjegon pse ekziston një presion i tillë. Vetëm 43% e qytetarëve të BE mbështesin zgjerimin dhe 45% e tyre e kundërshtojnë”. Kjo është politika më pak popullore e Bashkimit Europian. Sipas Srgjan Majstoroviç, kryetarit të Qendrës së Politikave Europiane, disa qeveri të BE-së i janë nënshtruar agjendës populiste, në vend që të përpiqen të rindërtojnë një BE të re, bazuar në një pikëpamje të qartë dhe strategjike. Më e keqja sipas tij është fakti se populistët kanë marrë në dorë edhe rajonin.

"Për fat të keq, nuk mund t'i shpëtojmë faktit se liderët që u pranuan si kampionët reformistë në rajon u kthyen në mjeshtër të politikave populiste dhe nacionaliste, sapo perspektiva e anëtarësimit në BE u zbeh. Nëse kjo ndodh përsëri, humbësit më të mëdhenj do të jenë qytetarë të rajonit", thotë Majstoroviç. /European Western Balkans/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë