Biznes

Drejtuesit të kompanisë i duhen pak ditë të fitojë çka ti fiton në 1 vit

Ke nisur një vit të ri, ke kontrolluar kursimet e tua, dhe po hedh vështrimin drejt 12 muajve të ardhshshëm, duke shpresuar se ndoshta do të kesh një rritje page? Në rregull, nëse jeton në Britani, bosi yt mund të ketë fituar tashmë aq para sa ti mund t'i fitosh në një vit të tërë.

Data 4 janar shenjohet si dita kur CEO-t e kompanive më të mëdha të Britanisë, fitojnë atë që një punëtor mesatar paguhet në një vit.

Por CEO-t britanikë nuk janë të vetmit që tejkalonë në mënyrë kaq të shpejtë dhe të madhe punonjësit e tyre. Një analzië e hendekut të pagave mes CEO-ve dhe punëtorëve në 22 vende e kryer nga kompania financiare dhe mediatike Bloomberg, tregon që ekzekutivët në SHBA dhe Indi mund të marrin pagën vjetore të punëtorit mesatar edhe më shpejtë.

Indeksi “The Global CEO” analizon se sa më shumë para bëjnë drejtuesit se dikush me pagë mesatare vjetore. Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat sugjerojnë se CEO-ve të lartë iu duhen më pak se dy ditë (1.52) për të fituar të ardhurat vjetore të punëtorit me të ardhura mesatare vjetore. Në Indi, duhet akoma më pak kohë. Një CEO indian i mesëm fiton më shumë në një çerek dite (0.35) se sa një punëtor i mesëm në 365 ditë.


Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat sugjerojnë se CEO-ve të lartë iu duhen më pak se dy ditë (1.52) për të fituar të ardhurat vjetore të punëtorit me të ardhura mesatare vjetore. Në Indi, duhet akoma më pak kohë. Një CEO indian i mesëm fiton më shumë në një çerek dite (0.35) se sa një punëtor i mesëm në 365 ditë.

"Në Shtetet e Bashkuara, hendeku mes pagës së punonjësit dhe CEO-s ishte tetë herë më i lartë në 2016 se sa në 1980," shkruan gazetari amerikan Sam Pizzigati, autor i “Çështja për një pagë maksimale”, një libër i publikuar në majin e kaluar në të cilin ai paraqet argumente për të ngushtuar hendekun e pagave të drejtuesëve. "

Në shumicën e korporatave të mëdha, punonjësve tipikë do tu duhej të punonin për më shumë se tre shekuj për të fituar aq sa CEO i tyre fiton në një vit. Një punonjës tipik në McDonald's, duhet të punojë për 3,101 vite që të arrijë pagën vjetore të CEO-s së kompanisë së tij."

Ngjet sikur një javë është mëse e mjaftueshme për një drejtues të lartë që të fitojë rrogën vjetore të një punonjësi mesatar në vende të ndryshme të botës. Në Afrikën Jugore, nevojiten tre ditë (2.99), kurse në Kinë 2.11 ditë.

Paga vjetore e një CEO 14mln $

Paga e drejtuesëve të kompanive nëpër botë varion. Disa nga koorporatat më të mëdha në botë, ato që tentojnë të shpërblejnë më shumë drejtuesit e lartë, janë të vendosura në SHBA, ku paga vjetore mesatare e CEO-s është më shumë se 14 milionë dollarë.
Faktorët si kostoja e jetesës luajnë rol, pasi vendet e zhvilluara synojnë të paguajnë më mirë.

Por edhe vendet me standarte të larta jetese mund të kenë hendekë të gjerë mes pagës së një CEO-je dhe pagës së një punonjësi mesatar.

Pabarazitë nordike

Në Suedi, e cila është e njohur si shoqëria më egalitare, raporti është 60 me 1. Paga mesatare vjetore e një CEO-je në Suedi arrin në 2.79 mln dollarë.
Një drejtuesi suedez i duhen gati 5.5 ditë të ketë rrogën mesatare vjetore të një punonjësi – e cila llogaritet 42,393$, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe OECD-së.
Në Norvegji, gjërat janë më ndryshe – por edhe atje CEO-t e tejkalojnë pagën mesatare vjetore të punonjësve në rreth 15 ditë (14.6). Ata fitojnë mesatarisht 20 herë më shumë se paga mesatare kombëtare prej 51,212 dollarë.

Sipas raporteve financiare të kompanisë, drejtori ekzekutiv më i paguar i Nigerisë, Austin Avuru, i Kompanisë së Zhvillimit të Seplat Petroleum, fiton rreth 1.3 milionë dollarë në vit. Paga mesatare vjetore e Nigerisë, sipas SalaryExplorer.com, është rreth 16,700 dollarë. Kjo do të thotë që ekzekutivi mund të përputhet me atë në pak më pak se pesë ditë.

Rusia është një tjetër vend me pabarazi të lartë. Sipas rankimit Forbes '2016 të 25 CEO-ve më të paguar rus, paga mesatare vjetore e tyre është 6.1 milion dollarë. Nëse maten kundrejt pagës mesatare vjetore të Rusisë prej 8,040 $, ata e arrin pagën vjetore të punojnjësit brenda një gjysmë dite (0,46).

Në Brazil, një ekonomi në zhvillim, CEO-t kanë të ardhura vjetore prej pagës 322,000 $, sipas matjeve që ka bërë Instituti për Kërkim Ekonomik i vendit (Fipe). Por atyre iu duhen vetëm tetë ditë për të marrë pagën mesatare vjetore kombëtare.

Në Meksikë, ku CEO-t kryesorë fitojnë mesatarisht 1.29 milion $ në vit, sipas faqes së internetit SalaryExpert, kjo shifër arrihet për pak më shumë se katër ditë.

A është e justifikueshme? Opinioni ndahet

Në një artikull të publikuar tek uebi i Harvard Business School më herët këtë vit, Ethan Rouen, një asistent profesor i administrimit të biznesit, vinte alarmin se pabarazitë i duheshin shpjeguar publikut dhe punonjësve.
"Kur ti dëgjon shumën e parave që merr një CEO, të duket çmenduri. Njerëzit reagojnë në mënyrë emocionale," tha Rouen. " Pra, duhet që çdo kompani t'i zbulojë këto shifra për të dhënë disa shpjegime dhe për të dhënë një përgjigje të matur që justifikon pabarazinë e pagave ".


" Pra, duhet që çdo kompani t'i zbulojë këto shifra për të dhënë disa shpjegime dhe për të dhënë një përgjigje të matur që justifikon pabarazinë e pagave "-
Ethan Rouen

Ai citoi gjithashtu një anketim të 2014-ës në të cilin njerëzit e intervistuar në vende të ndryshme deklaronin se CEO-t nuk duhet të paguheshin më tepër se katër herë më shumë se paga e një punonjësi mesatar. Megjithatë Rouen, argumenton hendekun e pagave si diçka që duhet të shihet në një kontekst më të gjerë sesa thjesht si krahasim i shifrave mesatare.
Shembulli i tij kryesor është Apple, i cili llogaritet të paguajë CEO-n e saj, Tim Cook, mbi 250 herë sa paga vjetore e punonjësit mesatar në SHBA. Kjo mund të ndryshojë në krahasim me firmat e tjera të teknologjisë për shkak të faktit se Apple punëson shumë njerëz në sektorin e shitjes me pakicë, ku pagat historikisht janë më të ulëta.

" Ti mund të thuash se raporti i pagave në Apple ngjet me një çmenduri, sepse mund të jetë 200 deri në 1 … ky është një numër për të cilin njerëzit do të nisin të sulmojnë, por në të njëjtën kohë, nuk është e drejtë, "- argumenton ai.
Fernando Duarte/*Burimi: BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë