Shkencë

OBSH: Covid-19 erdhi nga lakuriqët e natës, transmetohet tek macet e qelbësit

Mes debatit të madh ndërkombëtar mbi origjinën e virusit, një shkencëtar i OBSH-së shprehet se Covid-19 ka ardhur nga lakuriqët e natës dhe se mund të përhapet e mes maceve.

“Koronavirusi i ri vjen nga një grup virusesh me origjinë (apo që përhapen) nga lakuriqët e natës, por është akoma e paqartë se cila kafshë mund ta ketë transmetuar këtë sëmundje tek njerëzit”, tha sot për shtypin Peter Ben Embarek, një ekspert i OBSS-së përsa i përket sëmundjeve të kafshëve që transmetohen tek njerëzit.

Peter Ben Embarek, ekspert i OBSh-së përsa i përket sëmundjeve të kafshëve që transmetohen tek njerëzit

Virusi me shumë mundësi ka ardhur tek njerëzit përmes kontaktit të kafshëve që janë mbajtur për ushqim, por shkencëtarët akoma nuk kanë arritur dot me saktësi të përcaktojnë specien, thotë zoti Embarek. Studimet kanë treguar se macet dhe qelbësit (në anglisht ferrets) janë kollaj të prekshëm (pra mund të infektohen kollaj) nga covid-19, ndërsa qentë janë të prekshëm nga ky virus por në një masë më të ulët (pra jo aq kollaj sa macet), shton zoti Embarek, duke i mëshuar shumë rëndësi kafshëve që mund të infektohen në mënyrë që të shmanget krijimi i një rezervuari i këtij virusi në një specie tjetër.

Foto e qelbësve (ferrets)

Pyetjet mbi origjinën e Sars-CoV-2, virusit që ka shkaktuar pandeminë, kanë ngjallur shumë interes që kur Presidenti Donald Trump ka sugjeruar se ka ardhur nga një laborator i Kinës. Shkencëtarët që kanë studiuar nag afër këtë çështje janë të mendimit se e ka origjinën nga një kafshë dhe se me shumë mundësi ka hyrë në popullsinë e njerëzve në nëntor të vitit të kaluar.

Foto e lakuriqëve të natës

Mision i ri

Shkencëtarët e OBSH-së po marrin në konsideratë realizimin e një misioni të ri në Kinë për të marrë më shumë informacion mbi origjinën e virusit, shprehet në një deklaratë për shtyp Maria Van Kerkhove një prej epidemiologëve më të mira të organizatës. “Një prej pyetjeve që duam t’i japim zgjidhje është nëse virusi ka ardhur direkt nga lakuriqët e natës tek njerëzit, apo ka pasur një apo disa specie të tjera në mes”, pohon Maria.

Pangolinët (kafshë të mbuluara me luspa që jetojnë në Azi) është zbuluar se mbartin versione të Sars-CoV-2 që janë shumë të ngjashme me atë që përhapen tek njerëzit. OBSh-ja ka dashur të reazilojë më parë më tepër investigime mbi këto dhe kafshë të tjera, por karantinimi i Wuhanit, vendi ku shpërtheu për herë të parë virusi, e ka bërë të pamundur, shprehet Ben Embarek.

Foto e një pangolini

Rastet e para të koronavirusit tek njerëzit janë detektuar brenda dhe rreth Wuhanit dhe shumica e atyre njerëzve të infektuar për herë të parë kanë qënë në kontakt me tregun e kafshëve, shton Ben Embarek.

Trump i ka përforcuar deklaratat e tij se kinezët gabimisht e kanë lëshuar virusin nga laboratorët, teksa shpërthimi i koronavirusit në ShBA ka rezultuar të jetë gjer më tani më i madhi e më vdekjeprurësi në botë. Zyrtarët kinezë ndërkohë shprehen se ShBA-ja nuk ka fakte për t’i provuar këto deklarata dhe i kanë quajtur akuzat si lojë për të fajësuar dikë e për t’a hequr vëmëndjen nga situata e papërgatitur në të cilën administrata e tyre u gjend. (Burimi: Bloomberg. Përshtati në shqip Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë