Muzike

Bruce Springsteen, pas gjysmë shekulli në skenë, ende ka kohën e jetës së tij

Në fillim të shfaqjes që zgjat rreth tre orë, Bruce Springsteen bën një solo me kitarë. Atij i bashkohet në skenën ku qëndron vetë saksofonisti Jake Clemons,  

Jake shikon gishtat e Springsteen-it, me sa duket i habitur nga shkathtësia se si i bie kitares. Pastaj mbyll sytë dhe e mbështet kokën në shpatullën e Springsteen-it ndërsa ai vazhdon të luajë.

Është një moment i vogël por që përmbledh tërheqjen e vazhdueshme ndaj Springsteen.

Shfaqja i përfshin të gjitha edhe se si Springsteen duke shqyer këmishën e tij  pyet në mënyrë histerike nëse Edinburgh "beson në besimin, fuqinë dhe shenjtërinë e rock 'n'roll” dhe prezantimi i një versioni akustik të Last Man Standing me një eulogji të përzemërt për një anëtar të grupit që iu bashkua qëkur ishte adoleshent.

Springsteen dhe kitaristi Steven Van Zandt kënaqen në fund të performancës së tyre ("Stevie! Mendoj se është koha për të shkuar në shtëpi!" "Nuk dua të shkoj shtëpi!”, etj etj.) telegrafon me zë të lartë ndjesinë se ky grup po kalon ende kohën e jetës në skenë, 51 vite në karrierën e tyre.

Mund të kenë heshtje të akullta, pakënaqësi dekadash dhe debate të hidhura për paratë deri në dhomat e zhveshjes, por nën dritën e vëmendjes, ata lëshojnë pa ndryshim ajrin e njerëzve që janë atje sepse duan dëshpërimisht të jenë atje, një bandë që nuk mund ta besojnë fatin e tyre pa luajtur në stadium, qysh nga fillimi i viteve '80.

Solo janë shpalosur në një version të gjatë të Kitty's Back - një jazz-rock në veprën e Springsteen-it, nga The Wild, the Innocent & the E Street Shuffle i vitit 1974 - sikur të ishte shansi i tyre i vetmuar për të tërhequr vëmendjen dhe jo një dukuri e natës. Ajo e çon audiencën tek një koncert që zbërthehet nga një hapje që mban frymën pastaj këngët njëra pas tjetrës, ndërsa përzgjedhja e tyre kërcehet mes dekadash.

Kënga e parë e njohur për këdo që njeh vetëm hitet mbërrin një orë e 45 minuta me vonë. Smashes - Thunder Road, Born to Run, Dancing in the Dark - janë të rezervuara për mbylljen e shfaqjes, gjë që e bën hapjen të tingëllojë si një grup që lëviz butësisht...

Me kalimin e natës, ekranet e skenës ndërpriten nga grupi te turma gjithnjë e më shpesh.

Ju do të prisnit që të duken pak ‘të vyshkur’, por jo: është e vështirë të dish se kush duket më euforik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë