Mendim

Brexit ka arritur të kundërtën e qëllimit të tij

Nga Andy Burham - Politika në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar nuk mund të jetë më e ngjashme se kaq. Të përballura me një krizë të madhe qeveritare, të dyja vendet janë zhytur në paralizë politike. Lëvizjet populiste, të krahut të djathtë, që ushqyen zhgënjimin në Uashington dhe Londër, i kanë bërë të dyja vendet edhe më jofunksionale sesa më parë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, mbështetësit e Brexit promovuan daljen nga BE-ja si një deklaratë të fuqisë dhe pavarësisë së vendit të tyre. Por ajo ka arritur krejt të kundërtën. Ajo ka dobësuar lidhjet mes Anglisë, Uellsit, England, Skocisë dhe Irlandës së Veriut dhe riktheu përsëri perspektivën e shpërbërjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Të martën, marrëveshja e kryeministres britanike Theresa May për shkëputjen nga BE-ja u hodh poshtë në parlament me 432 vota. Pas një disfatë të tillë shkatërruese, të gjithë ekspertët pajtoheshin se politika britanike kishte nevojë për një ndryshim kursi.

Në kohën e referendumit të Brexit në vitin 2016, unë u ktheva në kundërshtarin numër një të kryeministres May në parlament. Disa ditë pasi populli britanik votoi për të dalë nga Bashkimi Europian, i kërkova kryeministres t’i jepte status të menjëhershëm të gjithë shtetasve europianë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët e kishin bërë Britaninë shtëpinë e tyre dhe po kontribuonin në ekonominë dhe në shërbimet publike. Do të ishte një gjest i madh që do të vendoste një ton konstruktiv në diskutimet e vështira që prisnin Britaninë dhe shtetet e tjera anëtare.

Theresa May

Anëtarët e Parlamentit të të gjitha partive mbështetën në këtë mocion. Edhe Boris Johnson, i cili udhëhoqi fushatën e Brexit si kryebashkiak i Londrës, u ngrit për të ofruar mbështetjen e tij. Por May, e cila ia kishte vënë syrin udhëheqjes së Partisë Konservatore, i udhëzoi anëtarët e saj të parlamentit që të mos e mbështesin këtë propozim dhe të rritnin retorikat anti-europiane. Në retrospektivë, kjo qasje e ashpër ishte një gabim i madh strategjik.

Ky ishte hapi që çoi drejt një marrëveshjeje plot me të meta që u hodh poshtë nga Parlamenti, Insistimi i BE-së për ta bërë Britaninë e Madhe të bjerë dakord me një pakt të detajuar divorci, duke ofruar vetëm premtime të paqarta për të ardhmen, nuk do të ishte kurrë fitues. Edhe pse Mbretëria e Bashkuar duhet të mbajë përgjegjësinë më të madhe për situatën ku është sot, as unioni europian nuk është i pafajshëm. Edhe pse kryeministrja përdori negociatat për të provuar dhe për të impresionuar kritikët e ashpër në partinë e saj, BE-ja u fokusua tek një përpjekjeje e dëshpëruar për t’u siguruar se 27 anëtarët e mbetur nuk do të ndiqnin rrugën e Britanisë. Me të dyja palët që përdornin negociatat për të dërguar mesazhe, nuk ka gjasa që ato të çojnë drejt një rezultati të suksesshëm

Konservatorët britanikë duhet të refuzojnë qasjen konfrontuese dhe përçarëse të favorizuar nga e djathta e re populiste dhe në vend të kësaj të kthehet tek politika e vjetër për të provuar dhe të testuar kompromiset ndërpartiake dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Mbretëria e Bashkuar planifikon të largohet nga BE-ja më 29 mars, pavarësisht nëse ka arritur një marrëveshje për divorcin apo jo. Lënia pa një marrëveshje do të rezultonte në kaos, kështu, ne duhet të ndërmarrim një sërë hapash praktikë.

Së pari, duhet të gjejmë një konsensus. Kjo do të thotë se do të na duhet të mbajmë një votim për të refuzuar çdo mundësi për të lënë BE-na pa marrëveshje, një mocion që besoj se do të merrte një shumicë në Parlament. Së dyti, May duhet të hapë një diskutim me BE-në rreth mundësisë së zgjatjes së afatit të 29 marsit me tre muaj.

Së treti, Britania duhet të krijojë një komision ndërpartiak politikanësh të lartë për negociatat me BE-në. Kjo duhet të përfshijë jo vetëm deputetët, por edhe liderët lokalë dhe kryetarët e komunave dhe qyteteve të ndryshme.

Theresa May

Këto tri lëvizje do të ulnin “gjakrat”dhe do të krijonin një klimë më të mirë për diskutim meBE-në. Kjo, nga ana tjetër, do t'i lejonte Britanisë t’i kërkonte unionit për të plotësuar disa nga mangësitë në propozimin e saj të paqartë.

Unë jam ende i mendimit se rruga më e mirë është arritja e një marrëveshjeje me BE-në. Alternativa e një referendumi të dytë ndoshta nuk mund të zgjidhë asgjë dhe vetëm sa të thellojë ndarjet kombëtare. Por nëse i afrohemi më shumë skenarit të arritjes së asnjë marrëveshje, atëherë një votim i ri mund të jetë i nevojshëm.

Përtej të gjitha debateve teknike të Brexit, të gjithë ne duhet të bëhemi më të vigjilentë ndaj taktikave anarkike të së djathtët populiste. Në të dyja anët e Atlantikut po del një model i qartë për një qëndrim të ashpër kundër emigracioniy. Kjo nuk është rastësi; kjo është një strategji e qëllimshme. Dhe asnjë e mirë nuk do të vijë prej saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë