Ne rrjet

Brexit zhyt Britaninë në ngërç historik, skenaret që e presin

Britania po përballet me një situatë të pa precedentë në historinë e saj kushtetuese, ndërkohë që qeveria duket se nuk e ka gjetur ende një mënyrë si të pajtojë sovranitetin e popullit me sovranitetin e parlamentit.

Refuzimi dërrmuese i deputetëve britanike ndaj marrëveshjes së hartuar nga Theresa May për largimin nga Bashkimin Evropian ishte një goditje shkatërrimtare jo vetëm ndaj autoritetit të kryeministres, por edhe ambicieve të kombit ishullor për t’u ‘divorcuar” nga BE-ja me një pakt të kënaqshëm “në xhep”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pas refuzimit të marrëveshjes së hartuar nga kabineti i saj, Theresa May do të përballet edhe me një mocion mosbesimi. Laburistët kanë kërkuar votëbesim dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme pasi marrëveshja që përcakton kushtet e daljes së Britanisë nga BE u refuzua me 432 vota.

Megjithatë, një sërë deputetësh konservatorë dhe ata të Irlandës së Veriut kanë bërë të qartë se do të mbështesin kryeministren në votëbesimin që pritet të mbahet sot rreth orës 19:00.

Zonja May i ka thënë deputetëve se do të kthehet në parlament javën e ardhshme me një plan B, me kusht që t’i mbijetojë mocionit, por nuk ka dhënë detaje për kushtet e vendosura në paktin e ri të divorcit, "Parlamenti ka ka folur dhe kjo qeveri do të dëgjojë," tha ajo të martën në mbrëmje.

Theresa May

Ekspertët thonë se May do t’u përmbahet "linjave të kuqe" të marrëveshjes aktuale duke përjashtuar kërkesën e laburistëve për një bashkim doganor me BE. Si ligjvënësit që e mbështesin, edhe ata kundër BREXIT, nuk janë dakord me paktin aktual.

Çfarë do të ndodhë?

May drejton një kabinet të pa shpresë, një parti të përcarë mes mosmarrëveshjeve dhe një vend të ndarë mes dy vizioneve, qëndrimit dhe largimit.

Deputetët janë të vendosur për të debatuar fillimisht mbi mocionin e besimit me udhëheqësin e Laburistëve Jeremy Corbyn duke thënë se kjo do t'u lejojë të japin verdiktin e tyre mbi "paaftësinë e kësaj qeverie".

Qeveria e May tani është mposhtur në jo më pak se 28 raste dhe duhet të paraqesë një marrëveshje për largimin nga BE-ja deri në maj. Në rrethanat e tanishme, nuk ka asnjë shumicë në parlament për asnjë nga marrëveshjet alternative të Brexit-it. Kjo mund të çojë në një katastrofë dhe të bëjë që Britania të largohet nga BE-ja pa një marrëveshje

Disa ligjvënës kanë propozuar mbajtjen e një referendumi të dytë, si ai i vitit 2016, që i hapi rrugën Britanisë drejt largimit nga Bashkimi Europian. Të tjerë duan që kontrollin e procesit të shkëputjes ta marrë parlamenti dhe jo ta ketë zonja May dhe kabineti i saj. Britania do të largohet nga BE-ja pas 73 ditësh dhe Kryeministrja May duhet të sjellë një Plan B në Parlament.

Nëse nuk e kalon mocionin e mosbesimit, May mund të jetë e detyruar të shpallë zgjedhje të parakohshme, të cilat do të duhen të mbahen brenda 25 ditëve të ardhshme. Por mungesa e lidershipit mund të çojë në një ndjenjë paniku, sidomos pas raporteve se qeveria po grumbullon ushqim dhe ilaçe sikur të ishte duke u përgatitur për një luftë.

• Liderët e BE refuzuan propozimet Post-Brexit

Pyetja me të cilën përballet qeveria është nëse do të mund të arrijë të hartojë një kohë një marrëveshje që do të sigurojë një marrëdhënie të qëndrueshme mes Britanisë dhe BE, e cila i lejon që të dyja pakët të bashkëpunojnë në bazë të interesave dhe vlerave të përbashkëta.

Disa ekspertë thonë se duke pasur opsione të tjera qeveria duhet t’i kërkojë BE-së më shumë kohë. Mbajtja e një referendumi të dytë për largimin ose jo nga BE-ja do të kërkonte 22 javë afat, duke e bërë të pamundur që Britania të hartonte një marrëveshje përfundimtare përpara 29 marsit. Vota e Brexit u nxit nga rrogat e pandërprera, pabarazitë rajonale dhe fryma e paragjykimit ndaj të huajve, por ekspertët thonë se këto nuk janë shkaktuar nga BE-ja dhe as nuk do të zgjidhen duke u larguar nga unioni.

May pritet të kthehet në Bruksel brenda disa ditësh për t'u konsultuar me Tusk dhe presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker. Në një deklaratë, Juncker i kërkoi qeverisë britanike të "qartësojë qëllimet e saj sa më shpejt që të jetë e mundur" dhe paralajmëroi se afati është duke përfunduar. Në mbrojtje të rolit të Brukselit në negociatat, Juncker tha se BE dhe kryenegociatori i saj, Michel Barnier, kishin treguar "kreativitet dhe fleksibilitet gjatë gjithë negociatave”.

• “Pakti i divorcit”, si do të shkëputet Britania nga BE?

Jeremy Corbyn

"Rreziku i një tërheqjeje të çrregullt të Mbretërisë së Bashkuar është rritur me votimin e kësaj mbrëmjeje. Komisioni Europian do të vazhdojë punën për t’u siguruar që BE-ja të jetë plotësisht e përgatitur ", deklaroi ai.

Mocioni i mosbesimit, çfarë ndodh nëse laburistët fitojnë?

Sipas “The Guardian” Britania nuk do të shkonte në zgjedhje të menjëhershme, pasi fillimisht do të ketë një periudhë prej 14 ditësh në të cilën qeveria mund të kërkojë të rifitojë besimin e deputetëve, ose që të formohet një qeveri tjetër. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë parlamenti do të shpërbëhet dhe pas 25-ditëve do të mbahen zgjedhjet.

Ekspertët nuk mund të thonë saktësisht se çfarë mund të ndodhë në këtë periudhë, por disa prej tyre thonë se afati 14 ditor mund të përdoret për të formuar një qeveri të përkohshme duke formuar një koalicion me laburistët.

A do të fitojnë laburistët?

Shenjat tregojnë se jo. Edhe pse shumë deputetë konservatorë nuk e pëlqejnë planin e May për shkëputjen nga BE-ja, ata nuk duan zgjedhje të parakohshme, aq më pak të shohin laburistët në krye të qeverisë. Ka shumë pak gjasa që ata të votojnë kundër May dhe pro Corbyn.

Vota vendimtare, do të jetë ajo e DUP, pasi partnerët e koalicionit të qeverisë britanike votuan kundër marrëveshjes Brexit, por premtuan se do ta mbështesin kryeministres gjatë votëbesimit.

Disa deputetë të tjerë që kundërshtuan marrëveshjen, gjithashtu thanë se do ta mbështesin atë në mocionin e mosbesimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë