Ne rrjet

Boris Johnson dhe Mbreti Charles (kur ishte Princ), ‘sherr për çështjen e emigrantëve’ drejt Ruandës

Sipas Guto Harrit, ish-drejtor i komunikimit në Doëning Street, Boris Johnson "u përball fizikisht" me Charles, pasi Princi e përshkroi planin e qeverisë britanike për të dëbuar emigrantët e paligjshëm në Ruanda, si "të tmerrshëm".

Gazeta Si - Ish-kryeministri Boris Johnson dhe Mbreti Charles kanë qenë shuë pranë një grinjeje të pazakontë për çështjen e emigracionit në Britani të Madhe

Përplasja e fortë ndodhi vitin e kaluar në samitin e Commonwealth në Ruandë, kur Johnson ishte ende kryeministër dhe mbreti aktual ishte ende princ i Uellsit.

Sipas asaj që Guto Harri, ish-drejtori i komunikimeve të Downing Street (zyra e qeverisë britanike), u tha gazetave, Boris "u përball fizikisht" me Charles, pasi princi e përshkroi planin e qeverisë britanike për të dëbuar emigrantët e paligjshëm në Ruanda, si "të tmerrshëm".

Takimi, i cili zgjati 15 minuta, ishte "shumë më pak miqësor" nga sa përshkruhej në atë kohë: Johnson "u përball rëndë", duke e qortuar princin se ishte një mbretëror i pazgjedhur që kritikonte veprimet e një qeverie demokratike.

Charles u përpoq ta ulte tonin, por Boris iu përgjigj se "nëse nuk i thua këto gjëra, atëherë njerëzit e tu mund të telefononin gazetat dhe të mbyllnin zërat për çdo gjë: fakti që nuk ndodhi, i thotë të gjitha".

Sipas Guto Harrit, mes të dyve kishte pasur mosmarrëveshje prej vitesh, që kur Johnson, si kryebashkiak i Londrës, ishte paraqitur vonë në një takim me princin.

Thuajse lufta për emigracionin ishte goditja fatale, pas së cilës “marrëdhëniet nuk u rikuperuan kurrë dhe Charles do të jetë lehtësuar që Boris u largua nga qeveria përpara se të ngjitej në fron”.

Gjatë atij takimi në samitin e Commonwealth, Johnson u përpoq gjithashtu të bindte Princin e atëhershëm të Uellsit, që të mos mbante një fjalim mbi skllavërinë, nga frika se kjo mund të hapte rrugën për kërkesat për dëmshpërblime: "Unë nuk do të flisja për skllavërinë, - i tha Boris Charles, - ose do të përfundoni duke shitur Dukatin tuaj të Kornishit për të paguar dëmshpërblimet”.

Por princi e shpërfilli paralajmërimin dhe lexoi fjalimin e pakursyer, ku tha se donte të "thellonte të kuptuarin për ndikimin e vazhdueshëm të skllavërisë".

Zbulimet mbi përplasjen mes Johnson-it dhe Charles-it e kthejnë në qendër të vëmendjes çështjen e opinioneve politike të Mbretit të ri: ndryshe nga Elizabeth, e cila nuk ishte shprehur kurrë për asgjë dhe kishte mbajtur gjithmonë një neutralitet rigoroz, Charles si Princi i Uellsit, ka ngritur disa çështje të panumërta, nga arkitektura, te ushqimet e modifikuara gjenetikisht.

Dhe ai ishte akuzuar për ndërhyrje të panevojshme në punët e qeverisë, pasi u zbulua se po i shkruante letra ministrave në një përpjekje për të ndikuar tek ata.

Kështu që fjalimi i tij i vitit të kaluar për dëbimin e emigrantëve kishte zemëruar qeverinë, e cila tashmë ishte në pikën e kritikave nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Pesë vjet më parë, Charles ishte përpjekur të zbuste frikën për ndërhyrjen e tij politike, duke deklaruar se ishte plotësisht i vetëdijshëm se roli i një mbreti është i ndryshëm nga ai i një trashëgimtari të fronit: “Unë nuk jam aq budalla, – tha ai. – E kuptoj që të qenit sundues, është një ushtrim më vete. Kështu që e kuptoj plotësisht se si duhet të funksionojë”.

Megjithatë, një sondazh i fundit zbuloi se 38% e publikut mendon se Charles duhet të ndërhyjë në çështjet politike: një përqindje që rritet në 45 tek të rinjtë.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë