Treg

Bie me 25% numri i lejeve të ndërtimit në tremujorin e parë

INSTAT ka publikuar të dhënat për lejet e ndërtimeve për tremujorin e parë të vitit 2020. Janë miratuar gjithsej 184 leje për ndërtesa të reja, nga 245 leje të miratuara në tremujorin e parë 2019, duke shënuar një rënie prej 24,9 % .

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në tremujorin e parë 2020, është 333.645 m2, nga  581.236 m2 miratuar në janar, shkurt dhe mars 2019, duke shënuar një rënie prej 42,6 %.

Në tremujorin e parë 2020, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 13,4 miliardë lekë, nga 25,2 miliardë lekë miratuar në të njëjtën periudhë të 2019-ës, duke shënuar kështu një rënie prej 47,0 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë