Para

BERZH, 1 mld euro paketë emergjence për Koronavirusin

BERZH ka deklaruar një "Paketë Solidariteti" masash prej 1 miliardë eurosh për të ndihmuar kompanitë nëpër rajone me të cilat bashkëpunon, që janë prekur nga koronavirusi.

“Kjo është një përgjigje fillestare ndaj krizës dhe Banka është e gatshme të bëjë më shumë nëse dhe kur është e nevojshme”- citon BERZH.

Propozimet u miratuan mbrëmjen e djeshma nga aksionarët e Bankës e cila investon për të mbështetur zhvillimin, veçanërisht të sektorit privat në 38 ekonomitë në zhvillim.

Sipas programit të emergjencës, BERZH do të krijojë një "kornizë të qëndrueshmërisë" për të siguruar fonde për klientët ekzistues të BERZH-it me baza të forta biznesi që përjetojnë vështirësi të përkohshme me kredinë.

Duke komentuar përgjigjen e BERZH ndaj krizës globale të shëndetit, Presidenti i BERZH-it Sir Suma Chakrabarti tha, "Pandemia COVID - 19 dhe pasojat e saj ekonomike paraqesin një sfidë të paparë për BERZH-in dhe vendet ku operon."

“ Ky është një hap i parë. Banka është e gatshme të vlerësojë më tej reagimin e saj, dhe po merr hapa aktiv dhe urgjent për të rishikuar, rregulluar dhe zgjeruar instrumentet e saj të financimit, në partneritet me vendet e saj të operimit, institucinet partnere dhe bashkësinë ndërkombëtare. "-tha ai.

Masat e planifikuara do të përfshijnë një zgjerim të financave për tregtinë dhe sigurimin e financave afatshkurtra deri në dy vjet përmes institucioneve financiare, veçanërisht në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Banka do të kërkojë të sigurojë lehtësira afatshkurtra për kapitalin prodhues deri në dy vjet për korporatat e tjera dhe prodhuesit e energjisë, sektorin e infratsrukturës, etj.

BERZH do të vlerësojë nevojën për të ristrukturuar kreditë ekzistuese, përfshirë mundësinë e zgjatjes së maturimit dhe ndryshimin e kushteve të tjera dhe përdorimin e aftësisë së saj për të disbursuar në monedhën vendase.

BERZH thotë se do të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj nevojave të kompanive që vuajnë nga efektet e koronavirusit dhe trazirave globale ekonomike që do ta pasojnë.

Në formulimin e përgjigjes së vet, BERZH po ndjek me vëmendje deklaratat e aksionarëve të saj kryesorë dhe po bashkërendon me bankat e tjera shumëpalëshe të zhvillimit, në mënyrë që të shkëmbejnë ide dhe të mësojnë nga përvojat e mëparshme.

Kjo paketë masash emergjente e BERZH vjen pasi Banka tashmë po premton mbështetje të fortë përgjithësisht për vendet ku operon dhe ndjek një nivel rekord investimesh prej 10.1 miliardë eurosh në 2019.

Ekonomistët e BERZH-së presin që rezultati ekonomik të ndikohet drejtpërdrejt në të gjitha rajonet ku operon, me rritjen ekonomike që shihet duke u ngadalësuar veçanërisht në Azinë Qendrore dhe gjithashtu në Europën Lindore dhe Kaukazin, Rusinë dhe Evropën Jug-Lindore.

Vendet që janë shumë të integruara në zinxhirët e furnizimit global, dhe në veçanti kanë varësi të drejtpërdrejtë nga Kina dhe Europa, ka të ngjarë të vuajnë më shumë nga virusi. Industria e turizmit ka të ngjarë të preket në shumë prej vendeve të BERZH.

Rënia e fundit e çmimeve të naftës do të ketë gjithashtu një ndikim në vendet prodhuese të naftës në rajonet e BERZH dhe pritja e dërgesave pritet gjithashtu të ngadalësohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë